Dekriminalizimi, Kukan: Klasa politike të jetë më e përgjegjshme, politika duhet të pastrohet

Publikuar tek: politike, më 18:42 22-10-2015 Dekriminalizimi, Kukan: Klasa politike të jetë më e përgjegjshme, politika duhet të pastrohet

“Duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit. Fatkeqësisht, ju keni gjithnjë nevojë për mbështetjen nga jashtë. Është koha që klasa politike në Shqipëri të tregohet më e përgjegjshme.” Kështu deklaron eurodeputeti Eduard Kukan.

Sipas tij, nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, dhe të gjithë politikës shqiptare.

“Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Ka si gjithnjë përpjekje për të gjetur justifikime për ngadalësimin e procesit. Kjo vërtet është e keqe. Nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, të të gjithë politikës shqiptare. Kjo pasi, nëse ky problem vazhdon, atëherë ne do gjendemi vazhdimisht para rasteve të politikanëve me të dhëna kriminale. Duhet t’i jepet fund një herë e mirë. Politika shqiptare duhet të pastrohet. Nëse zgjidhet çështja e dekriminalizimin dhe reforma e drejtësisë, atëherë kjo do të jetë vërtet një hap përpara për Shqipërinë dhe atëherë ambiciet e Shqipërisë mund të jenë të larta dhe asnjë nuk do të bëhet pengesë në këtë rast.”- deklaroi Kukan.

Kongresi i partisë popullore në Madrid është një Kongres i rëndësishëm që trajton sfida të rëndësishme, si kria z refugjatëve, siguria dhe mbrojtja europiane, rimëkëmbja politike. Në këtë Kongres është folur edhe për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit për trajtimin e krizës së refugjatëve. A janë vendet e Ballkanit, si Serbia, Maqedonia dhe ndoshta Shqipëria që duket si një opsion i kalimit të refugjatëve gjatë dimrit të frohtë drejt Bashkimit Europian të zonjat për të përballur tranzitin e refugjatëve?

Eduard Kukan: Jam i kënaqur që vendet e Ballkanit janë përfshirë tërësisht në zgjidhjen e krizës së emigracionit për të gjetur përgjigjen e duhur ndaj këtij problemi. Vendet e Ballkanit po mbajnë një peshë të madhe të krizës së refugjatëve dhe po vuajnë efekteve negative të krizës së refugjatëve. Ato meritojnë që të përfshihen tërësisht në zgjidhjen europiane të krizës së emigracionit. Falë Zotiti, kjo po ndodh. E di që përpjekjet që po bëhen nga vendet Ballkanit vlerësohen nga Bashkimi Europian. Ato do të marrin një mbështetje financiare, e cila është e nevojshme, pasi ato po kontribuojnë për të gjithë Europën. Është e vërtetë që Partia popullore po trajtojnë sfida të reja, ushtrinë europiane, krizën e refugjatëve, rimmëkëmbjen ekonomike. Këto janë rrjedhojat e situatës ndërkombëtare jashtëzakonisht dinamike. Është momenti i duhur që ne të ecim përpara me këto çështje. Në fakt, ne nuk kemi filluar të flasim për ushtrinë europiane tani. Kjo është një çështje për të cilën flitet prej vitesh dhe rezultatet deri tani janë zero. Tani është vërtet momenti i duhur për të ecur përpara me këtë, për t’u përballur me këtë çështje. Nuk është se do kemi një ushtri europiane nesër. Por situata ndërkombëtare po na detyron që t’i marrim këto gjëra seriozisht dhe të përballemi më to. Ne duhet të jemi të përgatitur nëse diçka ndodh dhe jo vetëm të reagojmë sa herë ka një krizë apo tension. Është e rëndësishme që kjo diskutohet në gjirin e partisë popullore europiane, sepse duke qenë se kjo është partia më e rëndësishme në gjirin e Bashkimit Europian, ajo duhet të jetë pionere e këtyre ndryshimeve. Në këtë kuptim, ky Kongres i partisë popullore europiane është një kongres historik.

Në këtë Kongres që ju sapo e cituat si historik kanë marrë pjesë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i Maqedonisë Gruevski dhe lideri i opozitës Basha. Ju e dini që Serbia pritet të marrë një sinjal pozitiv për hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në fund të vitit, por Shqipëria nuk pret përgjigje pozitive për shkak të mosavancimit në procesin e dekriminalizimit dhe reformën e drejtësisë. Ju së bashku me zotin Fleckenstein keni ndërmjetësuar marrëveshjen për dekriminalizimin. Lulzim Basha deklaroi dje në Kongres, se qeveria nuk po bashkëpunon për dekriminalizimin . A jeni të zhgënjyer me këtë proces dhe a konsiderohet dekriminalizimi si një parakusht së bashku me 5 kushtet për hapjen e negociatave?

Eduard Kukan: Dekriminalizimi duhet të merret shumë seriozisht dhe të zgjidhet. Kjo ishte marrëveshja që ne ndërmjetësuam. Ne nuk duhet të lejojmë që çështja e dekriminalizimit të harrohet. Zoti Flkeckenstein është në Tiranë sot. Kur të kthehet ne do diskutojmë së bashku, se si mund të ndihmojmë për këtë proces për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri që të trajtojnë këtë çështje. Fatkeqësisht, ju keni gjithnjë nevojë për mbështetjen nga jashtë. Është koha që klasa politike në Shqipëri të tregohet më e përgjegjshme. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, sepse duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit. Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Ka si gjithnjë përpjekje për të gjetur justifikime për ngadalësimin e proçcsit. Kjo vërtet është e keqe. Nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, të të gjithë politikës shqiptare. Kjo pasi, nëse ky problem vazhdon, atëherë ne do gjendemi vazhdimisht para rasteve të politikanëve me të dhëna kriminale. Duhet t’i jepet fund një herë e mirë. Politika shqiptare duhet të pastrohet. Ne po përgatitemi për një inciativë të re dhe duam të jemi shume konkretë. Ne ndjejmë një përgjegjësi,sepse jemi përfshirë në këtë proces dhe duam të ndihmojmë sërish.

Pyetje: Ne kemi dëgjuar qartësisht prej kryetarit të komisionit për integrimin europian në Bundestag, zotit Gunther Krichbaum që dekriminalizimi është i panegociueshëm. A është e rëndësishme që shtete kyçe si Gjermania ju mbështesin për çështjen e dekriminalizimit, që Parlamenti Europian ka ndërmjetësuar?

Eduard Kukan: Ndaj unë thashë, që Shqipëria mund të ecë përpara vetëm nëse zgjidhet dekriminalizimi, por jo në mënyrë të pjesshme, por tërësore dhe sistematike. Është shumë e rëndësishme që Gjermania mbështet përmbylljen e çështjes së dekriminalizimit. Kam dëgjuar për disa hapa lidhur me reformën e drejtësisë. Janë nisur propozimet në Komisionin e Venecias. Nëse zgjidhet çështja e dekriminalizimin dhe reforma e drejtësisë, atëherë kjo do të jetë vërtet një hap përpara për Shqipërinë dhe atëherë ambiciet e Shqipërisë mund të jenë të larta dhe asnjë nuk do të bëhet pengesë në këtë rast.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frroku përplas në Kuvend opozitën me qeverinë, votohet për kushtetuesen
Batutat e Ramës për Blushin, Ristanin, mediat, Nishanin e Fevziun »
Article Logic
Execution time: 0.10179996490479
array(1) { ["section"]=> string(96) "dekriminalizimi-kukan-klasa-politike-te-jete-me-e-pergjegjshme-politika-duhet-te-pastrohet-23746" }