Dekriminalizimi, Meta: E kemi zakon, konsensusin e lemë për në minutat e fundit

Publikuar tek: politike, më 20:32 03-03-2016 Dekriminalizimi, Meta: E kemi zakon, konsensusin e lemë për në minutat e fundit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se palët kanë arritur konsensusin dhe parlamenti do të miratojë në seancën e së premtes aktet nënligjore për zbatimin në mënyrë të plotë të ligjit për dekriminalizimin.

“Konsensusi pothuajse është arritur mes palëve, nesër do të miratojmë në parlament aktet nënligjore. Kemi dhe një afat kohor, ky ligj duhet të hyjë në fuqi dhe të fillojë zbatimin e tij në mënyrë të plotë. Do t’i ftoja të gjithë të bashkojmë forcat për të ecur më shpejt në të gjitha reformat kryesore, sidomos atë të drejtësisë dhe njëkohësisht, për të patur një frymë me konstruktive, respekt ndaj njëri-tjetrit.

Por duke vënë në plan të parë interesat e qytetarëve tanë. Të mos zhvendosim debatin nga një detyrim imediate, që kuvendi ka në çështje të tjera. Kuvendi ka për detyrë të respektojë afatet dhe detyrimet e tij në zbatim të këtij ligji. Unë besoj se konsensusi është arritur dhe nëse ka ndonjë vendim të ndryshëm për ndonjë çështje që nuk është aspak thelbësore, unë besoj se kemi kohë deri nesër paradite për përmbylljen e këtij procesi”, tha Meta.

I pyetur nëse vizita e përfaqësueses së lartë të BE-së ndikoi në arritjen e konsensusit, Meta tha: “Kemi një zakon që mirëkuptimin dhe konsensusin e lemë për në minutat e fundit. Padyshim që edhe vizita e përfaqësues së lartë të Be-së shpresoj të ketë sjellë impulse me pozitive.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mogherini shkund politikën: “Drejtësia” hap dyert e anëtarësimit, ka interesa më të rëndësishme se partitë tuaja
"Një kafe vëllazërore me Tom Doshin", Ndocaj: Familje të mira dhe me histori në Veri (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.021939992904663
array(1) { ["section"]=> string(82) "dekriminalizimi-meta-e-kemi-zakon-konsensusin-e-leme-per-ne-minutat-e-fundit-34150" }