Dekriminalizimi, Meta: Nuk kanë rëndësi emrat që do penalizohen nga ky ligj

Publikuar tek: politike, më 13:53 18-12-2015 Dekriminalizimi, Meta: Nuk kanë rëndësi emrat që do penalizohen nga ky ligj

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thënë pas takimit me krerët e koalicionit, se është i vendosur për zbatimin e ligjit për dekriminalizimit, paravësisht emrave që mund të penalizohen prej tij. Meta tha se maxhorancën dhe opozitën e presin hapa të tjera të rëndësishme si Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE.

“Jemi të vendosur për zbartimin e ligjit dhe nuk ka rëndësi se sa emra do të penalizohen nga ky ligj. E rëndësishme është që qytetarët shqiptarë do jenë më të qetë për përfaqësimin e tyre jo vetëm sot por edhe në të ardhmen.

Ky ligj nuk i duhet vetëm maxhorancës apo opozitës por i duhet më shumë qytetarëve shqiptarë. Mendoj se ishte një takim i dobishëm, kemi hapa të tjera përpara. Kemi Reformën në Drejtësi që është shumë e rëndësishme. Kemi rekomandimete e OSBE / ODIHR që zgjedhjet e ardhshme të jenë në standarte sa më të larta.

Unë mendoj se nuk kemi pse të paragjykojmë as opozitën dhe as një faktor tjetër politik. Mendoj se të gjithë kemi pranuar dhe vlerësuar si mjaft të rëndësishëm parimet e Kushtetutës sonë për të dëgjuar edhe ekspertët e Venecias. Do të dëgjojnë qytetarët shqiptarë dhe do të dinë të japin zgjidhje për këtë reformë të rëndësishme që na pret përpara.

Unë besoj se të gjithë duhet të dëgjojnë shqiptarët që kërkojnë një sistem drejtësie funksional jo sic është sot padrejtësi dhe korrupsion. Unë s’besojs e kjo kërkesë e drejtë duhet kushtëzuar me nisma dhe iniciativa të ngushta. Reform gjithpërfshirëse dhe afatgjatë", ka thënë kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Vërtet mendoni o të mjerë vjedhës se ky revolucion do t’u shpëtojë?’’, Ngjela flet për Shqipërinë, Amerikën, Gjermaninë dhe Rusinë
Basha mbledh kryesinë, të hënën sërish në protestë »
Article Logic
Execution time: 0.023804903030396
array(1) { ["section"]=> string(79) "dekriminalizimi-meta-nuk-kane-rendesi-emrat-qe-do-penalizohen-nga-ky-ligj-28077" }