“Dekriminalizimi”, Vasili: Konsensusi sfidë e mundur, ta përsërisim me reformën në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 17:59 20-11-2015 “Dekriminalizimi”, Vasili: Konsensusi sfidë e mundur, ta përsërisim me reformën në drejtësi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka vlerësuar arritjen e konsensusit mes forcave politike për ligjin e dekriminalizimit. Vasili është shprehur se arritja e sotme tregon që konsensusi është i mundur dhe ka ardhur koha që ai të përsëritet edhe për reformën në drejtësi.

“Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare. Me arritjen e konsensusit duhet të nxirren konkluzionet, çka tregon se ky veprim është një sfidë e mundur si dhe një rrugë e detyruar për politikën shqiptare. Sfida e radhës është sfida për reformën në drejtësi. Gati një vit më parë, konsensusi për dekriminalizimin dukej larg dhe i pamundur, por me mbështetjen e partnerëve u bë e mundur kjo arritje. Reforma në drejtësi na imponon që të ndërtojmë pa humbur kohë këtë konsensus të ri. Tani fjalën për këtë çështje e ka ligji, që është i qartë dhe konsensual”, theksoi Vasili. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj ndihmon një tjetër familje të varfër: Nuk e bëj për politikë
Basha kundër projektligjit të pronave: Është dhunim i hapur dhe i papranueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.017678022384644
array(1) { ["section"]=> string(92) "dekriminalizimi-vasili-konsensusi-sfide-e-mundur-ta-perserisim-me-reformen-ne-drejtesi-25911" }