Dekriminalizimi, Vasili: Realizim me shpejtësi dhe konsensualitet, mosdakortësitë në Komisionin e Venecias

Publikuar tek: politike, më 10:32 23-09-2015 Dekriminalizimi, Vasili: Realizim me shpejtësi dhe konsensualitet, mosdakortësitë në Komisionin e Venecias

Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka thënë gjatë një deklarate për media se LSI-ja vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim lidhur me procesin e dekriminalizimit.

Vasili u shpreh se qëndrimi i LSI-së konstaton në dy momente të rëndsishme, kryerjen sa më të shpejtë të procesit dhe konsensusin.

“Lidhur me procesin e shumëdiskutuar të dekriminalizimit LSI vazhdion të ketë të njëjtin qëndrim. Qëndrim që ka konsiustuar në dy monete të rëndësishme:

Kryerjen sa më të shpejtë të këtij procesi dhe konsensusin.

Çdo nismë e njëanshme do të ishte një nismë e pjeshme, ndaj vendimi i fundit i dakortëusuar për realizmin sa më të shpejtë dhe konsensualitetin mori sot një përgjigje. E tërë nisma do të jetë në shqyrtimin e komisionit të posacëm. Aty ku do të konstatohet një mosdakortësi do ti referohemi Komisionit të Venecias, vendimi i së cilit do të jetë një vendim i detyrueshëm për çdo palë.

Arrihet një provë politike e konsensualitetit e cila është një linjë që duhet të na udhëheqë edhe në reformën në sistemin e drejtësisë. Duke çelur negociatat me një sfond ktrejtësisht të ri dhe që i bën shumë mirë procesit të integrimit europian”, ka thënë Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kriteret e reja për mjekët dhe infermierët, qeveria ndryshon skemën
E ka shitur apo jo makinën? Ja përgjigjia e ministrit Tahiri nxitimthi »
Article Logic
Execution time: 0.023843050003052
array(1) { ["section"]=> string(109) "dekriminalizimi-vasili-realizim-me-shpejtesi-dhe-konsensualitet-mosdakortesite-ne-komisionin-e-venecias-21462" }