Del autopsia e dy policëve të aksidentuar në lumin Lepenc, zbulohet DETAJI tronditës

Publikuar tek: rajon, më 22:34 15-05-2018 Del autopsia e dy policëve të aksidentuar në lumin Lepenc, zbulohet DETAJI tronditës Nga kërkimet në lumin Lepenc

Ditën e sotme janë publikuar rezultatet përfundimtare të autopsisë së dy policëve të cilët u aksidentuan për vdekje në lumin Lepenc të Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena, ndërkohë që bie në sy një fakt i pazakontë.

 Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka thënë se dy viktimat kanë vdekur përpara se makina të binte nga ura, ndërsa ka shtuar se ata janë vetëaksidentuar.

“Kemi marrë raportet e obduksionit për të dy policët, Armend Trenën dhe Malsor Dashin. Sipas raportit del se dy policët kanë vdekur para se të bien në lumin Lepenc”, ka thënë Jashari.

Malsor Dashi dhe Armend Trena humbën jetën pasi u aksidentuan mbrëmjen e 28 prillit, ndërkohë që trupat e tyre janë gjetur pas disa ditësh kërkime në rrjedhën e lumit Lepenc.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasje të ashpra në Preshevë, kryetari i BLD tenton të godasë kryetarin e Kuvendit
“Dua të mësoj shqip”, Vuçiç bën deklaratën e pazakontë »
Article Logic
Execution time: 0.028167009353638
array(1) { ["section"]=> string(90) "del-autopsia-e-dy-policeve-te-aksidentuar-ne-lumin-lepenc-zbulohet-detaji-trondites-120892" }