Del foto e parë e takimit, Vuçiç në ‘’Twitter’’ sapo shkel token shqiptare: Me shpresë do jenë takime produktive

Publikuar tek: politike, më 11:31 27-05-2015 Del foto e parë e takimit, Vuçiç në ‘’Twitter’’ sapo shkel token shqiptare: Me shpresë do jenë takime produktive

Del foto e parë nga qeveria serbe, sipas mediave serbe, e takimit Rama-Vuçiç.

Kështu ndërsa nga pala shqiptare nuk ka asnjë foto të takimit dy palësh Rama – Vuçic në Pallatin e Brigadave, duket se zyra e shtypit e qeverisë serbe ka qenë më e shpejtë për të hedhur këtë foto. ‘’Blic’’ sjell momentet e takimit mes dy kryeministrave. Edhe pse është një foto e një cilësie të dobët për shkak të rënies së dritave dhe duket se nuk është një foto profesionale por ndoshta e realizuar me celular, dy kryeministrat janë të ulur. Kryeministri Rama në të djathtë, dhe kryeministri serb në të majtë të një tryeze të thjeshtë.

Përveç dy flamujve të vendosur në tavolinë, janë vendosur edhe dy shishe të vogla uji. Shishet e ujit duket se janë qelqi, madje kanë edhe etiketë përsipër. Por nuk dallohet qartë nga fotografia nëse mbishkrimi apo uji i servirur është prodhim shqiptar, apo i importit.

Sapo ka shkelur tokën shqiptare, për herë të parë për një kryeministër serb, kryeministri Vuçiç nuk e ka fshehur emocionin për të shkruar në ‘’Twitter’’.

“Ne mbërritem në Tiranë, ku do të jemi në dy ditët e ardhshme dhe na presin gjëra të rëndësishme dhe me shpresë, takime productive” shkruan Vuçiç në llogarinë e tij në ‘’Twitter’’

Kryeministri tha se në llogarinë e tij në ‘’Twitter’’, pas mbërritjes në Tiranë se pret takime produktive.

"Ne mbërritëm në Tiranë, ku ne do të jemi në dy ditët e ardhshme, presim takime shumë të rëndësishme, me shpresë, takime produktive", tha Vuçiç në Twitter.

postiminetwitterpara50minutash

Postimi në ''Twitter'' para 50 minutash

Lexo edhe: 

Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)

Vuçiç i referohet Kosovës si "Kosova dhe Metohija": Nuk pajtohemi. Rama: Njohja, çlirim për ju

Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan

Kryeministri serb poston në Twitter foton zyrtare të takimit në Pallatin e Brigadave

Vuçiç "zbardh" misterin e dronit: Ismaili shkaktoi incidentin diplomatik

Vuçiç:Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)
Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan »
Article Logic
Execution time: 0.022517919540405
array(1) { ["section"]=> string(112) "del-foto-e-pare-e-takimit-vucic-ne-twitter-sapo-shkel-token-shqiptare-me-shprese-do-jene-takime-produktive-12061" }