Del FOTO, kush është Kujtim Koxha, vrau 2 punonjësit e Bashkisë dhe plagosi 2 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:19 11-10-2018 Del FOTO, kush është Kujtim Koxha, vrau 2 punonjësit e Bashkisë dhe plagosi 2 të tjerë Autori Kujtim Koxha

Policia ka arrestuar rreth një orë më parë autorin e vrasjes në Mat, Kujtim Koxha, ku mbetën të vrarë dy punonjës të Bashkisë si dhe u plagosën 2 të tjerë.

Fillimisht u raportua i vrarë vetëm shtetasi Mentor Hoxha, por bilanci është rritur pasi njëri nga tre punonjësit e tjerë, Erzen Aliaj ka ndërruar jetë në spital.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes  kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku  si pasojë mbetën të vrarë dy shtetas, ndërkohë që dhe 2 të tjerë janë të plagosur, në gjendje të rëndë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet, ndërsa për arrestimin e tij u angazhuan rreth 40 forca policie.

Koxha qëlloi për vdekje Mentor Hoxhën punonjës bashkie, si dhe plagosi Arstrit Hanin, Erzen Aliaj (i cili ndërroi jetë pak momente më parë) dhe H.Buçin, gjithashtu punonjës bashkie.
 

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thellohet tragjedia në Mat, ndërron jetë punonjësi tjetër i Bashkisë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur (EMRI)
Masakra në Mat, ndërron jetë te Trauma punonjësi I TRETË i Bashkisë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.033237934112549
array(1) { ["section"]=> string(91) "del-foto-kush-eshte-kujtim-koxha-vrau-2-punonjesit-e-bashkise-dhe-plagosi-2-te-tjere-137453" }