Del fotografia e parë e Schumacher pas aksidentit të rëndë

Publikuar tek: bota, më 17:31 19-12-2016 Del fotografia e parë e Schumacher pas aksidentit të rëndë

Gjendja shëndetësore e kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, është dokumentuar përmes një fotografie që shitet për 1 milion dollar.

Pas shumë kohësh heshtje rreth gjendjes së tij, një person i panjohur ka arritur ta fotografojë yllin e Formula 1 teksa qëndron në shtrat, për herë të parë që prej aksidentit në pistën e skive në 29 dhjetor 2013, raporton Newsbomb.al.

Fotografia e realizuar në vilën e Shcumacher në liqenin e Gjenevës ka dalë në tregun e zi dhe i është ofruar mediave europiane për ta blerë kundrejt një shume prej 1 milion dollarësh.

Sdfge4ghsdfghsfhnshot_1.jpg

Prokurorët gjermanë thanë se një person i paidentifikuar i ka ofruar “RTL”-së gjermane fotografitë e Shchumacher në këmbim të një shume të madhe parash.

Prokurorët kanë nisur hetimet për identifikimin e personit anonim që ka shkelur privatësinë e pilotit të Formula 1. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028790950775146
array(1) { ["section"]=> string(64) "del-fotografia-e-pare-e-schumacher-pas-aksidentit-te-rende-63133" }