Del FOTOJA, kjo është nusja nga Tirana, nënë e një fëmije 5-muajsh që vrau vjehrrën dhe u rrëfye te hoxha

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 14-03-2018 Del FOTOJA, kjo është nusja nga Tirana, nënë e një fëmije 5-muajsh që vrau vjehrrën dhe u rrëfye te hoxha Marjana Cmeta, nusja që dyshohet se vrau vjehrrën

Kjo që shikoni Marjana Cmeta, 21-vjeçe, nëne e një fëmije 5-muajsh, e arrestuar dhe nën akuzë për vrasjen e vjehrrës së saj  Lirie Lami, 48 vjeç, një vit më parë.

Marjana nuk shkonte mirë me të shoqin dhe mendonte se faji për këtë ishte i vjehrrës ndaj e helmoi duke i hedhur ilaç në lëngun e portokallit.

Por ditën e djeshme, krimi u zbulua dhe e reja u vu në pranga bashkë me tre persona të tjerë të cilësuar si bashkëpunëtorë për moskallëzim krimi, mes të cilëve edhe hoxha Hysen Shehu tek i cili 21 vjeçarja u rrëfye për krimin e rëndë për plot 72 minuta, të gjitha këto të regjistruara me video nga hoxha.

Kjo video pritet të shërbejë edhe si provë e fortë në gjykatë.

Më shumë rreth operacionit:

Vdekja e 48 vjeçares është cilësuar si vetëvarje, por vetëm falë operacionit të quajtur "Heshtja e Zgjatur” është bërë e mundur zbulimi i ngjarjes duke vendosur në pranga katër persona nën akuzën e fshehjes së veprës penale, të identifikuar si:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është Jetnor Gugo, VARFANJAKU që jeton në kushte ekstreme e që policia i sekuestroi 689 kg hashash (ME VIDEO)
Alarmi i muxhahedinëve në Shqipëri: Po komplotohet kundër nesh »
Article Logic
Execution time: 0.005573034286499
array(1) { ["section"]=> string(110) "del-fotoja-kjo-eshte-nusja-nga-tirana-nene-e-nje-femije-5-muajsh-qe-vrau-vjehrren-dhe-u-rrefye-te-hoxha-113255" }