Del në dritën e botimit vepra e 3-të e Mid’hat Frashërit me parathënie nga Ismail Kadare

Publikuar tek: kulture-art, më 15:56 24-10-2018 Del në dritën e botimit vepra e 3-të e Mid’hat Frashërit me parathënie nga Ismail Kadare

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” përuroi sot veprën e 3-të të mendimtarit të njohur shqiptar’ Mid’hat Frashërit, pjesë e një kolane prej 13 veprash që pritet të botohen në vijimësi nga ky institut që mban emrin letrar të tij.

Veprat e 3-të e Mid’hat Frashërit përmban një pjesë të veprës letrare të tij, një pjesë e tyre e pabotuar ndonjëherë, e cila i vjen publikut shqiptar në prag të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku Mid’hati ishte nismëtari dhe kryetari i Kongresit që sanksionoi alfabetin latin të gjuhës shqipe.

Drejtori i Institutit, historiani Uran Butka vlerësoi veprimtarinë e atdhetarit të madh dhe vlerësoi botimin e tretë të veprës së Frashërit, e cila përmban një pjesë të madhe të punës letrare të shqiptarit të madh.

Themeluesi i Institutit “Lumo Skëndo”, Agron Shehaj u shpreh se shqiptarët do ti jenë mirënjohës përjetë një prej etërve të kombit shqiptar që përmes punës së tij, shqiptarët vëhstruan nga dija dhe perëndimit në momentet më të vështira historike. “Shqiptarëve të tillë, kombi ynë do t’u jetë mirënjohës në përjetësi. Por Mid’hat Frashërit brezat e sotëm i detyrohen dyfish: i detyrohen mirënjohjen për jetën dhe veprën në shërbim të Shqipërisë perëndimore, por edhe pendimin për përpjekjen për ta dënuar dhe harruar këtë jetë e vepër”, tha Shehaj.

Falë propozimit të Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, në Shqipëri do të mbërrijnë në nëntor eshtrat e Mid’hat Frashërit të cilat ndodhet në New York, që nga vdekja e tij në 1949. Instituti “Lumo Skëndo” prezantoi sot për publikun edhe skulpturën e Mid’hat Frashërit e realizuar nga mjeshtri Agim Rada, e cila do të vendoset me një ceremoni pranë kondrave të Liqenit të Tiranës, ku prehen eshtrat e 3 vëllezërve Frashëri, babai i Mid’hatit, Abdyli dhe dy xhaxhallarët e tij, Naim dhe Sami Frashëri.

Në këtë përurim ishte i ftuar edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, i cili i ka dedikuar një parathënie veprave dhe punës letrare të Mid’hat Frashërit, në veçanti dramës historike “Foleja Kombëtare”. Mes të pranishmëve të shumtë, në përurim folën studiuesi i njohur Aurel Plasari, Dhurata Shehri, Agron Tufa, Persida Asllani, Ambasadori i Kosovës Sylë Ukshini, etj.

Prej mëse dy vitesh, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” po nxjerr në dritë botime të rëndësishme të historisë së shqiptare.

44699267_482779815555817_2121160042550919168_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari i tregon ‘lajmin e bujshëm’, Kadare: S’e kuptoj pse më kritikojnë, kam qenë i qartë (VIDEO)
Kadare: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që s’ka Teatër të denjë, në godinën aktuale argëtoheshin italianët »
Article Logic
Execution time: 0.0042178630828857
array(1) { ["section"]=> string(95) "del-ne-driten-e-botimit-vepra-e-3-te-e-mid-hat-frasherit-me-parathenie-nga-ismail-kadare-138961" }