Del në shitje BANKA e madhe në Shqipëri, tërhiqen francezët: Paqëndrueshmëri politike dhe treg jo-strategjik

Publikuar tek: ekonomi, më 16:31 30-03-2018 Del në shitje BANKA e madhe në Shqipëri, tërhiqen francezët: Paqëndrueshmëri politike dhe treg jo-strategjik

Grupi bankar francez Societe Generale po tërhiqet nga të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Qendrore dhe është duke shitur biznesin e saj në Bullgari.

Shitja e bankës Societe Generale në Bullgari bëhet në paketë me pesë divizionet e tjera të grupit francez në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Moldavi.

Bankat hungareze OTP dhe DSK Bank janë duke kryer një studim të institucionit francez duke parë mundësinë për të bërë një ofertë së bashku, raporton newsbomb.al. Por një ofertë tjetër për blerjen e Societe Generale është shfaqur së fundmi nga fond i filialit amerikan Apollo Global Management.

Ky fond amerikan ka shprehur gjithashtu interesin për të blerë si Fibank ashtu edhe Piraeus Bank në këtë shtet.

Sipas ekspertëve të gjitha divizionet e Societe Generale janë të mirëmbajtura dhe fitimprurëse, por gjithashtu vuajnë nga të meta të ngjashme si tregu i vogël, mjedisi i ngopur dhe i paqëndrueshëm nga pikëpamja politike dhe regullatore, raporton Newsbomb.al.

Ky ka qenë edhe shkaku që Societe Generale mori vendimin për t’u tërhequr nga tregjet jo-strategjike të rajonit të Evropës Lindore. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ikim nëse rriten taksat
»
Article Logic
Execution time: 0.19536304473877
array(1) { ["section"]=> string(113) "del-ne-shitje-banka-e-madhe-ne-shqiperi-terhiqen-francezet-paqendrueshmeri-politike-dhe-treg-jo-strategjik-115086" }