Del në skenë ish-vjehrra e Ramës: Gregori, pika ime e dobët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:56 09-12-2017 Del në skenë ish-vjehrra e Ramës: Gregori, pika ime e dobët

E ëma e aktores së famshme, Matilda Makoçi, ka rrëfyer disa detaje të veçanta nga jeta e saj në ekranin e Report Tv. Mari Makoçi, ish-folëse në RTSH, ka dhënë një intervistë ndryshe në emisionin ‘Rreze Dielli’.

Ajo i tregoi gjithë publikut shqiptar se jo vetëm një zë i dashur në radio, por është dhe një zonjë e vërtetë në kuzhinë. Mari tregoi se gatimi është gjëja e parë që e preokupon dhe se mendon që një ditë para për të. “Shkak për këtë, pra që të gatuaj shëndetshëm, janë bërë disa gjëra që më ndodhën në familje”, tha Mari ndërsa s'harroi të përmendë edhe pikën e saj të dobët, nipin, Gregorin. 

 “Nipi im i dashur, pika ime e dobët, Gregori, ma pëlqen më shumë gatimin. Më thotë për çdo gjë “të lumshin duart”. Është i veçantë Gregori. Edhe Matilda gatuan. Tani interesohet shumë për gatimin, se më parë jo”, rrëfeu Mari.

Mari gatoi rizoto kalabreze, ndërsa tregoi se këtë pjatë ajo e gatuan edhe ndryshe, me perime. “Rizoton e përgatis edhe ndryshme, me perime, por kjo është e veçantë”, tha e ëma e aktores.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025357007980347
array(1) { ["section"]=> string(64) "del-ne-skene-ish-vjehrra-e-rames-gregori-pika-ime-e-dobet-102498" }