Del nëna biologjike e vajzës së Angelina Jolie, lutet që të bashkohet me Zahara-n

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:15 18-01-2017 Del nëna biologjike e vajzës së Angelina Jolie, lutet që të bashkohet me Zahara-n

Nëna biologjike e vajzës Angelina Jolie është lutur që të ribashkohhet me Zahara-n, 12 vjet pasi ajo u adoptua nga aktorja hollivudiane.

Në një letër prekëse drejtuar Jolie, Menteëab Daëit Lebiso shprehu dëshirën për të folur me Zaharan dhe për të dëgjuar zërin e saj pas 12 vitesh të ndara.

“Thjeshtë dua që ajo te dijë se unë jam gjallë, jam këtu dhe u bë kohë që nuk jam në gjendje të flas dot me të”, tha ajo për DailyMail.

“Unë nuk dua ta marr sërish vajzën time, por vetëm të jem në kontakt me të dhe t’i dëgjoj zërin”.

Lebiso mbeti shtatzënë me Zarara-n pasi u përdhunua nga një i panjohur në shtëpinë e saj. Ajo u mohua nga familja kur tha se kishte mbetur shtatzënë.

Ajo jeton në Etiopi në kushte të mjerueshme dhe nuk është martuar kurrë që pas lindjes së Zahara-s. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03084397315979
array(1) { ["section"]=> string(86) "del-nena-biologjike-e-vajzes-se-angelina-jolie-lutet-qe-te-bashkohet-me-zahara-n-65949" }