DEL RAPORTI/ Tre familje të mëdha në pronësi PESË licensa! Ja MANJATËT që kanë ‘kapur’ tregun (DOKUMENTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:57 13-03-2018 DEL RAPORTI/ Tre familje të mëdha në pronësi PESË licensa! Ja MANJATËT që kanë ‘kapur’ tregun (DOKUMENTET) Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxha, Irfan Hysnebelliu

Katër familje të mëdha kanë në pronësi PESE licensa të transmetimit dixhital, nga të cilat, një ka marrë 3 të tilla.

Ky është konkluzioni i arritur nga një punë studimore tre mujore për pronësinë e medias në Shqipëri, bërë nga Birn Albania dhe Reporterët pa kufij.

“Katër pronarët kryesorë në segmentin e televizioneve arrijnë gjysmën e audiencës totale (mes 48.93% dhe 58.60% - bazuar në raportet e dy agjencive kërkimore ekzistuese, të dhënat e të cilave janë në konflikt me njëra- tjetrën)” thuhet në raportin që pritet të publikohet pasditen e sotme.

“Autoriteti rregullator i medias ka mbështetur në praktikë një monopol” jep alarmin raporti për rastin e mediave televizive.

“Tregu i medias në Shqipëri është i kontrolluar nga një grup i vogël pronarësh mediaje me lidhje të forta politike. Në të njëjtën kohë, pak gazetarë dhe media të pavarura janë përballur shpesh me frikësim dhe abuzim verbal nga politikanët” thuhet në raportin e MOM.

Vëmendje i është kushtuar edhe intimidimit të gazetarëve, dhe gjuha e përdorur nga kryeministri është cituar në mënyrë eksplicite në raport.

“Denigrimi i medias shpesh shfaqet në retorikën e Ramës përgjatë viteve të fundit shoqëruar me një rritje të komunikimit të tij përmes medias sociale për të shmangur pyetjet nga gazetarët. Retorika e Ramës shpesh mbart denigrime për median” thuhet në raport.

raporti.jpg

raport2.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BABAI shqiptar PUBLIKON VIDEON tronditëse: Kam nevojë urgjente për ndihmë, në SHBA s'pranojnë situatën
Arrrestohet grupi i shpërndarësve të DROGËS në Tiranë, si u kapën në afërsi të shkollës (EMRAT- VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021468877792358
array(1) { ["section"]=> string(107) "del-raporti-tre-familje-te-medha-ne-pronesi-pese-licensa-ja-manjatet-qe-kane-kapur-tregun-dokumentet-113117" }