Del video, çfarë flasin Rama dhe Fevziu në prapaskenë (Biseda e zbardhur)

Publikuar tek: politike, më 07:22 27-10-2015

Publikohet një video në kanalin youtube të “Opinion” ku duken Rama dhe Fevziu pak para fillimit të emisionit. Fevziu dhe Rama shkëmbejnë batuta pak para fillimit në një bisedë “off record”, ndërsa Frangaj bashkohet me ta duke e pyetur Fevziun nëse do i bënte kryeministrit ndonjë pyetje lidhur me “ushtarin grek”.

Rama: O Fevzo po ku i ke njerëzit mo vëlla, s’të ka ardh njeri farë?

Fevziu: Kisha gjithë këtë staf o vëlla, ishin duke u marrë me punë

Rama: Po ishte bosh

Fevziu: Po vinë tani

(Afrohet Aleksandër Frangaj)

Rama: Po lere mos u merr me Sandrin me këtë punë. Sa herë futen këto ngatërrohet kot me këta, i thonë jo këta jo ata

Rama:Po ku dinë ata mo, po ti prandaj bën qejf se s’dinë gjë ata

Rama: Për këtë Pirro Vengun ke ndonjë pyetje?

Fevziu: Po si s’e kam mo, atë që do e marrin ushtar grekët… Shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm e kanë thirrur për ushtar në Greqi.

Rama: Po ça ka mo? Është njësoj si të thuash kemi kryetarin e opozitës holandez.

Frangaj: Hollandez e kemi e s'kemi ç'i bëjmë

Rama: O Fevzi, o Fevzi

Frangaj- ­Fevziut: Do e pyesësh për atë ushtarin grek?

Fevziu: Po re

Frangaj: Është skandal i madh

Fevizu: Ushtar i vonuar

Rama: Po je në vete ti apo jo?

Frangaj: Ushtari i grekut shefi i kabinetit gjithë të dhënat, sekretet e Ministrisë së Jashtme ia çon grekut

Rama: Ore zotëri! Kemi dy nënshtetësi ne, muhabet kot

Fevziu: Op op op...

Rama:Qeka mush me letra. Pse ngatërrohesh me këto o Fevzi, ta kam thënë 100 herë.

Fevziu: Jepi ritëm

Rama-Frangajt: U kuptuam bashkë ne se me Fevziun s’kemi për t’u marrë vesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria i përgjigjet akuzave të PD-së: Konçesioni për hekurudhën ligjor dhe i hapur
Rama firmos pallatin 13 katësh te hyrja e Liqenit, revoltohen qytetarët: Të mbiftë ndonjë pallat mu në qerosë »
Article Logic
Execution time: 0.031708955764771
array(1) { ["section"]=> string(76) "del-video-cfare-flasin-rama-dhe-fevziu-ne-prapaskene-biseda-e-zbardhur-24033" }