Një delegacion i përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s në përbërje të Senesh Erzik, kryetar i Komisionit të Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gileron kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës nga FIFA dhe qiprioti Costakis Koutsokoumnis e francezi Thiery Favre nga UEFA, do ta vizitojnë Kosovën, përkatësisht Federatën e Futbollit të Kosovës, nga data 12 deri më 14 prill.
Kështu thuhet në njoftimin e FFK-së. Delegacioni do të ketë takime me krerët e FFK-së, ku do të njoftohet me zhvillimet në futbollin e Kosovës. Delegacioni do të ketë takime edhe me krerë të institucioneve shtetërore. Kosova pritet që më 3 maj të pranohet në UEFA dhe FIFA.