Dëm shtetit 4.5 milionë euro, kallëzohet në Prokurori drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Dashamir Xhika

Publikuar tek: politike, më 14:37 24-02-2016 Dëm shtetit 4.5 milionë euro, kallëzohet në Prokurori drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Dashamir Xhika

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, pas auditimit u rezultoi se dëmi i shkaktuar shtetit shkon në 2.4 milionë euro.

Nga auditimi rezultoi se institucioni reflekton një nivel të ulët përgjegjshmërie me pasoja negative në efektivitetin e përdorimit fondeve buxhetore në këtë sektor strategjik. Dëmi i konstatuar arrin në rreth 634 milionë lekë, dëm i ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.

Fakt ky, që sjell në vëmendje nevojën për ndërhyrje në drejtim të forcimit kontrollit në zbatimin e punimeve, duke eleminuar procedurat formale të vërejtura deri tani në realizimin e shërbimit të supervizimit. Më konkretisht nga auditimi rezultoi:

1. Mungesa e një politike të kujdesshme në lidhje me realizimin e projekteve, të cilat rezultojnë të mbivendosura dhe të paharmonizuara me politikat e zhvillimit në sektorin e transportit, ku ndryshimet e shpeshta përgjatë vitit në programin e investimeve, kanë sjellë si pasojë një inkonsistencë të programimit në nivel afatmesëm dhe kosto buxhetore të panevojshme.

2. Kryerja e një numri të konsiderueshëm prokurimesh me objekt “konsulence, studime dhe projektime për projekte investimi”, ndërkohë që mungojnë fondet e programuara për realizimin e këtyre projekteve. Praktikë e cila ka sjellë kosto shtesë në kontratat e lidhura për zbatimin e punimeve si pasojë e shkëputjes në kohë ndërmjet projektimit dhe zbatimit të projekteve. Kështu, gjatë vitit 2015, nga ARRSH janë programuar 29 procedura prokurimi, nga të cilat 12 janë për “konsulence, studime dhe projektime për projekte investimi” dhe njëkohësisht janë kryer 6 shtesa kontratash për objektet në zbatim. Në lidhje me këto gjetje, KLSH ka rekomanduar hartimin e një “strategjie kombëtare afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të infrastrukturës (rrjetit) rrugore”, duke e konsideruar si domosdoshmëri harmonizimin e investimeve në fushën rrugore në përputhje me këtë strategji dhe projektbuxhetet afatmesme të miratuara.

3. Një mosveprim i pajustifikuar i ARRSH-së (për më shumë se një vit e gjysmë) në nxjerrjen e përgjegjësive financiare të subjekteve që kanë kryer punime me cilësi të dobët apo nuk i kanë kryer ato sipas kushteve të kontratës (së bashku me përgjegjësitë e gjithë mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve të këtyre punimeve), në analizë të konstatimeve të bëra në raportin e konsulentit të huaj, “Elletipi”, shërbimi i të cilit ishte prokuruar nga vetë ARRSH. Nga shqyrtimi që KLSH i bëri konstatimeve të këtij raporti (kjo në përputhje me standardin ndërkombëtar të auditimit - ISSAI 1620) rezultoi që dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e mosveprimit të ARRSH në drejtim të evidentimit dhe rikuperimit të vlerës financiare të këtyre shkeljeve (përfituar padrejtësisht nga subjektet private) arrin në vlerën 495,500,480 lekë pa TVSH. Duke marrë parasysh vlerën e konsiderueshme financiare që ARRSH duhet të kishte filluar ti kërkonte subjekteve të konstatuara me shkelje nga raporti i ekspertit të huaj, nuk justifikohet vonesa mbi një vit e gjysmë e ARRSH-së në rikuperimin nga subjektet private të kësaj vlere financiare në kontrast të dukshëm me emergjencën e paraqitur në momentin e prokurimit. Kështu diferenca në volume punimesh janë konstatuar në akset e mëposhtme rrugore:

Nr . OBJEKTI Punime te pa kryera 1 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 1 12,795,657 2 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 2 34,020,400 3 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 3 31,907,250 4 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 4 13,480,615 5 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 5 12,396,044 6 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 6 14,135,020 7 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 7 55,016,640 8 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 8 29,892,777 9 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 9 63,480,045 10 Segmenti By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë Loti 10 14,666,245 11 Segmenti Milot - Fushë Krujë Loti 5 59,293,187 12 Segmenti Milot - Fushë Krujë Loti 7 64,128,256 13 Segmenti Milot - Fushë Krujë Loti 9 32,842,847 14 Segmenti Milot - Fushë Krujë Loti 10 35,278,897 15 Sistemim Asfaltim Rruga Kukës - Krumë Loti 2 9,008,822 16 Rikonstruksion Rruga Glaukia - Durrës 4,586,810 17 Segmenti K.Parisit - Rruga e Re Tiranë - Elbasan 1,142,099 18 Segmenti Fakulteti Filologjik - Unaza e Madhe Tiranë 5,895,131 19 Ndërtim Rruga Unaza e Re Tiranë - Mullet Loti 1 1,533,739 TOTALI 495,500,480

4.Favorizim i qëllimshëm i subjekteve private të kontraktuara për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë (lotet 4 deri 11) duke miratuar kërkesën e tyre për ndryshimin e tipit të parmakëve mbrojtës (guardrail) nga “H3Ë8” në “H2Ë3”, pasi në rast se këto subjekte do të vazhdonin implementimin korrekt të specifikimeve teknike të projektit i cili parashikonte vendosjen e parmakëve të tipit H3Ë8, subjektet private do të detyroheshin të paguanin një kosto të konsiderueshme shtesë si pasojë e faktit që vlera e këtyre parmakëve ishte rritur nga 3,000 – 4,000 Lekë/ml (në fazën e prokurimit) në rreth 100 Euro/ml (në kohën e zbatimit të punimeve). Për më tepër, ARRSH nëpërmjet këtij ndryshimi në specifikimet teknike të parmakëve mbrojtës së këtij aksi rrugor, ka cënuar me ndërgjegje sigurinë rrugore të këtij aksi, çka përbën një shkelje flagrante të misionit dhe funksionit kryesor të këtij institucioni të përcaktuara në Ligjin nr. 10164, datë 15.10.2009 “Për autoritetin Rrugor Shqiptar”, i cili në nenin 5.1/c të tij shprehet: “Autoriteti garanton siguri për të gjithë përdoruesit e rrugës në të gjithë veprimtarinë që organizon”.

5. Rritje artificiale e fondit limit, në vlerën prej 100,001,686 lekë, përfituar padrejtësisht nga operatori ekonomik fitues i prokurimit me objekt: “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”. Më konkretisht nga auditimi u konstatua që për përcaktimin e fondit limit të këtij studim - projektimi, ARRSH kishte marrë për bazë koston e mesatare për kilometër të autostradës “Fushë Krujë – Milot” me vlerë 476 milionë Lekë/km. Nga analiza që grupi i auditimit i bëri përllogaritjeve të paraqitura nga ARRSH në përcaktimin e fondit limit, u evidentuan një sërë pasaktësish dhe shifrash të paargumentuara (koeficientët) në bazë të të cilave krijohej bindja për një keqpërllogaritje të qëllimshme të fondit limit me synimin e rritjes së tij në favor të subjektit fitues të procedurës së prokurimit.

Kështu, në përllogaritjet e ARRSH evidentohen dy koeficientë (1.306 dhe 1.237) për të cilët ARRSH nuk jepte asnjë shpjegim apo arsye në lidhje me kuptimin dhe përdorimin e tyre në përllogaritjen e kostos për km të rrugës së marrë si referencë. Në sqarimet e dhëna nga ARRSH në lidhje me mënyrën e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, evidentohen disa variante përllogaritje, çka tregon që fondi limit i kësaj procedure prokurimi është përllogaritur jo sipas një varianti të argumentuar teknik. Nga ana tjetër, segmenti rrugor “Fushë Krujë - Milot” me gjerësi totale prej 25 m (2007- 2009), i marrë si referencë nga ARRSH për përcaktimin e kostos së rrugës për km, nuk përputhej në specifikime teknike me aksi rrugor “Tiranë – Durrës”, i cili do të zgjerohej në total me 15 m.

Njëkohësisht, segmenti rrugor “Fushë Krujë - Milot”, përmban një sërë mbikalimesh, nënkalimesh, kryqëzimesh, ura dhe elementë të tjerë, numri dhe kosto e të cilave duhet të ishte zbritur nga ARRSH kostos totale të kësaj rruge përpara se të përcaktohej kostoja për km. Përfshirja e kësaj kategorie punimesh në përllogaritjen e kostos së rrugës për km të segmentit rrugor “Fushë Krujë - Milot” (i marrë si referencë) dhe më pas shtimi sërish i kostove të çdo mbikalimi, nënkalimi, kryqëzimi, ure apo elementi tjetër në përllogaritjen e fondit limit të zgjerimit të aksit rrugor “Tiranë – Durrës”, ka rritur artificialisht dhe jashtë logjikës teknike fondin limit të prokurimit.

Në total, nga auditimi rezultoi që fondi limit i prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë - Durrës” është rritur artificialisht në vlerën 100,001,686 Lekë çka konsiderohet dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, rezulton që përgjatë periudhës së përgatitjes së dokumentave të tenderit dhe zhvillimit të procedurës së prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë - Durrës”, janë bërë disa investime nga institucione të tjera me fonde të buxhetit të shtetit, investime të cilat me zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës “Tiranë – Durrës”, do të mbivendosen, ribëhen apo prishen plotësisht. Kështu, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është zhvilluar më 30.06.2014 procedura e prokurimit me objekt: “Rehabilitimi i segmentit Rrethrrotullimi i Doganës – Kashar”, për të cilin është lidhur më pas në datë 11.09.2014 edhe kontrata me vlerë 275,270,827 Lekë. Nga ARRSH, me shkresën nr. 6000/1, datë 05.09.2014, është bërë parashikimi i procedurave të prokurimit publik për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën “Titanë – Durrës”, në vlerën 250,000,000 Lekë, të ndarë në dy lote. Ndërsa nga Ministria e Mjedisit është zhvilluar më datë 13.06.2014 procedura e prokurimit “Gjelbërimi dhe sistemimi anësor i aksit rrugor, mbikalimi i Kamëz – Qafa e Kasharit – Rinas (Aeroport)”, me vlerë 68,396,651.10 Lekë pa TVSH.

Të tre këto investime, në segmente të caktuara të tyre, preken totalisht nga zbatimi i projektit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë - Durrës”. 3 Për rrjedhojë ARRSH, në dijeni të plotë të këtyre investimeve, nëpërmjet prokurimit të këtij studim projektimi, ka projektuar që në fillim shkatërrimin e investimeve të sapo filluara në vlerë totale prej rreth 593 milion Lekë pa tvsh, çka automatikisht i kthen këto investime në vlera të konsiderueshme monetare në investime tejet afatshkurtra, të cilat rëndojnë në mënyrë të papërgjegjshme buxhetin e Shtetit.

6. Përfitim i padrejtë, nga sipërmarrësit e punimeve të ndërtimit, të vlerave monetare për punime të pakryera, u konstatua nga auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Sistemim, Asfaltim Unaza Ersekë", ku rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 2,332,658 lekë. Nga auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Plotësim - Rifreskim i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim i sigurisë rrugore", rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 8,381,626 lekë. Ndërsa nga auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin rrugor Kashar-Rinas" Loti 1, rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 11,221,290 lekë.

7. Ekzistenca e mangësive dhe shkeljeve të rëndësishme procedurale në hartimin e termave të referencës, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, vendosjen e kritereve të veçanta kualifikuese, vlerësimit të ofertave, si dhe lidhjen dhe zbatimin e kontratave. Kështu në hartimin e termave të referencës për studim - projektime, konstatohet se ARRSH nuk ka një preventiv tip për orientimin e operatorëve ekonomikë konkurrues, mbi te cilin të vlerësojë ofertat e operatorëve ekonomik. Për pasojë çmimet e ofertave të paraqitura nga operatorët e ndryshëm ekonomik në procedurat e prokurimit rezultojnë të fryra artificialisht me zëra shpenzimesh të pajustifikueshme dhe jo në përputhje me termat e referencës (si punime ambientale, qira zyre, energji elektrike, licenca, punime shpronësimi, etj) duke rezultuar në një rritje artificiale prej rreth 7 milionë lekë të kostos së shërbimit për studime projektime, ku në raste të caktuara zërat indirekte të kostos së shërbimit arrinin në rreth 70% të kostos direkte të shërbimit të prokuruar.

Gjithashtu, nga auditimi u konstatuan raste të vendosjes së kritereve të veçanta të kualifikimit me qëllimin e shpalljes fitues të operatorëve të caktuar ekonomik. Këto problematika rezultuan në tenderët me objekt: “Riveshje dhe sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banjë, loti I”, “Riveshje dhe sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banjë, loti II”, Riveshje sistemim, asfaltim rruga Elbasan-Banjë, Loti 3-të”, “Supervizim dhe auditim për verifikimin e cilësisë së punimeve të objekteve të rrugëve”, “Përmirësimi i sigurisë dhe i sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmenti rrugor Kashar-Rinas, loti 1”, “Rikonstruksion i rrugës Shkodër (mbikalimi i trenit) - Mes”.

8. Cilësimi i mirëmbajtjeve të tuneleve si “investime” dhe jo si “shpenzime korente” duke sjellë një deformim të kostos së investimeve në zërin “rrugë” dhe të kostos së mirëmbajtjeve të këtyre tuneleve. Nga ARRSH, për periudhën objekt auditimi, janë zhvilluar dy procedura prokurimi për mirëmbajtjen e tuneleve (Tuneli i Kalimashit me vlerë 197 milionë lekë dhe Tuneli i Kërrabës me vlerë 117 milionë lekë) për të cilat nga auditimi rezultoi se ishin vendosur kritere që favorizonin operatorë të caktuar ekonomik. Më konkretisht nga auditimi rezultoi që në dokumentet e tenderit janë kërkuar licenca e kryerjes së punimeve në ndërtime nënstacione, kabina elektrike, linja telefonike, radiotelefonike apo punime të inxhinierisë së mjedisit, kërkesa të cilat nuk kishin të bënin me mirëmbajtjen e pajisjeve të tunelit dhe kufizonin në mënyrë të paargumentuar pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë ekonomik. 4

9. Mosmarrja nga ARRSH e miratimeve të projektuesve dhe preventivuesve për të gjitha rastet e bërjes së ndryshimeve në projekt dhe preventiv, duke sjell si pasojë shmangien e përgjegjësisë së shoqërive të kontraktuara të studim - projektimit për cilësinë e dobët të projekteve. Nga auditimi rezultoi gjithashtu që në disa raste të ndryshimeve të projekteve dhe preventivave, ishin vendosur zëra të rinj punimesh të cilët nuk kishin analiza apo çmime të miratuara.

10. Shtyrja në disa raste e afatit të realizimit të punimeve me më shumë se dyfishin e afatit të parashikuar, duke lidhur kontrata shtesë për shkaqe të paargumentuara, me qëllim shmangien e penaliteteve ndaj subjekteve private kontraktore.

11. Mosrespektimi i radhës kronologjike kohore (sipas regjistrit fillestar) të dëmshpërblimit të personave të shpronësuar si pasojë e ndërtimit të akseve rrugore. Nga auditimi rezultoi që likuidimet e bëra nga ARRSH nuk ishin kryer sipas renditjes dhe numrit të protokollit, duke kryer likuidime jashtë radhe për persona të veçantë. Për të gjitha shkeljet e konstatuara në Raportin përfundimtar të Auditimit, KLSH ka kërkuar dhënien e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” për 10 nëpunës të ARRSH, në varësi të përgjegjësive të evidentuara. Në përfundim të këtij auditimi, KLSH ka adresuar të gjitha problematikat e konstatuara, pranë Kryetarit të Këshillit të Ministrave, me shkresën nr.787/16, datë 24.02.2016, duke i kërkuar njëkohësisht të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për Z. Dashamir Xhika shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, sidomos në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave të infrastrukturës rrugore. Gjithashtu, në përfundim të këtij auditimi KLSH, i është drejtuar Autoritetit të Konkurencës, për të hetuar lidhur me ekzistencën ose jo të marrveshjeve të ndaluara në procedurat e prokurimit publik, për objektet e sinjalistikës rrugore ku konstatohet se konkurruesit ndjekin parimin e “rotacionit” në të qenit fitues. Një rotacion i tillë, ka sjellë që diferenca në vlerë nga oferta në ofertë dhe në fondin limit të jetë e papërfillshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: 720 mijë $ për të përmbyturit në Frakull. Ambasadori Lu: Isha pesimist që do shpërbleheshin
Kryetari i Kuvendit Meta, pas Suedisë vizitë pune në Danimarkë »
Article Logic
Execution time: 0.021435022354126
array(1) { ["section"]=> string(105) "dem-shtetit-4-5-milione-euro-kallezohet-ne-prokurori-drejtori-i-pergjithshem-i-arrsh-dashamir-xhika-33423" }