Demokracia e vërtetë është ajo ku udhëheqësit dëgjojnë vullnetin e popullit

Publikuar tek: analiza-komente, më 22:40 28-07-2016 Demokracia e vërtetë është ajo ku udhëheqësit dëgjojnë vullnetin e popullit

Nga Donald Lu

I nderuar Kryeministër Rama, Z. Xhafaj, Z. Bylykbashi, të dashur miq,

Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve të partive politike? E medias? E komunitetit ndërkombëtar? Apo individualisht e deputetëve? 

Unë e di se kush e meriton nderimin. Dhe i takon një grupi njerëzish që nuk janë sonte këtu. U takon miqve tuaj, fqinjëve tuaj dhe anëtarëve të familjeve tuaja. I takon popullit shqiptar.

Kam folur me dhjetëra deputetë të Kuvendit gjatë muajit të fundit. Secili prej tyre më tha të njëjtën histori.  Se donin ta votonin këtë reformë me patjetër sepse nëse nuk e bënin, kishin frikë se kur të ktheheshin në shtëpi tek gratë, burrat dhe fëmijët e tyre – të gjithë prisnin që ata ta miratonin këtë reformë.

Sa prej nesh janë ndaluar nga njerëz të zakonshëm në rrugë për të na thënë se e kërkonin këtë reformë? Sa prej nesh janë kontaktuar nga persona tërësisht të panjohur për të dëgjuar historitë e tyre se si një gjyqtar apo prokuror i korruptuar u mori tokën e tyre, fëmijët e tyre apo lirinë e tyre?

Historia do të regjistrojë shumë heronj dhe antiheronj nga javët e fundit të debatit për reformën në drejtësi.  Asnjë hero i vetëm nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë.

Gjatë vitit të fundit, mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Qindra qytetarë të zakonshëm janë mbledhur javën e kaluar në Tiranë me pankarta të thjeshta në duar, në zhegun përvëlues të verës.  U mblodhën sërish përpara Kuvendit, në pikë të diellit, duke brohoritur për reformën përpara Kuvendit ndërsa Mercedesët dhe BMW-të e zeza, me ajër të kondicionuar të politikanëve, kalonin para tyre.  Ata ishin pensionistë, studentë dhe shtëpiake.  Ishin profesionistë, të papunë dhe optimistë që ende besojnë në këtë vend.

Kërkonin diçka shumë të thjeshtë – drejtësi. Jam i kënaqur që udhëheqësit politikë i dëgjuan dhe e miratuan këtë reformë.  Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë. U desh kurajo që të dëgjohej populli shqiptar dhe ajo të miratohej .  Shpresoj që udhëheqësit e Shqipërisë do të përmbushin zotimin e tyre ndaj popullit duke e zbatuar plotësisht këtë reformë të rëndësishme. Një demokraci e vërtetë është demokracia në të cilën udhëheqësit dëgjojnë vullnetin e popullit.

Urime popullit shqiptar! Ky është suksesi i tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033625841140747
array(1) { ["section"]=> string(81) "demokracia-e-vertete-eshte-ajo-ku-udheheqesit-degjojne-vullnetin-e-popullit-48041" }