Demokratët në këmbë gjatë seancës, të tërbuar për praninë e Armando Prengës. Ja çfarë bënte ai ndërkohë

Publikuar tek: politike, më 13:21 25-02-2016 Demokratët në këmbë gjatë seancës, të tërbuar për praninë e Armando Prengës. Ja çfarë bënte ai ndërkohë

Demokratët në këmbë gjatë seancës, të tërbuar për praninë e Armando Prengës. Por Prenga as që e ka prishur terezinë. Kjo është fotoja që tregon momentet kur Armando Prenga del nga Kuvendi.

Pikërisht ai ka qenë në ambjentet e Parlamentit, ndërkohë që demokratët ishin të nervozuar. Ai ka qenë në Kuvend si deputetët e tjerë. Më pas ai ka lënë ambjentet e Kuvendit, për t’u larguar ku u ka thënë gazetarëve se nuk është e paligjshme të qëndrojë në këto ambjente.

“Nuk thashë se nuk do të marr pjesë. Votova dekretet e presidentit. Nuk do të vij më në parlament deri sa të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata. Për 6 muaj nuk digjet mandati”, tha Prenga.

Prenga u tërhoq përkohësisht ditën e djeshme nëpërmjet një letre nga pjesëmarrja në Kuvend.

“Do lëshojmë mandatin sepse nuk mund të rrimë me krimin brenda. Është një situatë e paimagjinueshme, një krizë. Pyetja ‘’Pse’’ nuk vlen më për kryeministrin aktual. Pa folur pastaj për faktin se nga njëra anë kemi një papunësi të madhe, eksod që arrin përmasa gati biblike.”, tha demokratja Jozefina Topalli pas seancës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli çohet në këmbë, i drejtohet Leskajt: Zonjë, sot nuk ka seancë plenare. Deputetët i bien tavolinave me dorë, Ruçi: Bjerini më fort
Rama qëllohet 3 herë me vezë në Parlament, Leskaj mbyll seancën (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.033196926116943
array(1) { ["section"]=> string(107) "demokratet-ne-kembe-gjate-seances-te-terbuar-per-pranine-e-armando-prenges-ja-cfare-bente-ai-nderkohe-33503" }