Demokrati mbron Joleza Kokën: Pse i jeni vërsulur të gjithë asaj çupës së FRESSH, çfarë populli jeni more aman?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:43 10-02-2016 Demokrati mbron Joleza Kokën: Pse i jeni vërsulur të gjithë asaj çupës së FRESSH, çfarë populli jeni more aman?!

Një mbrotje me tone ironie sarkastike i ka bërë Koordinatori në PD, gjithashtu humoristi i njohur Julian Deda kryetares së FRESSH Joleza Koka, pas videos së bujshme. “Nuk e kuptoj pse i jeni vërsulur të gjithë me statuse dhe jo vetëm, asaj çupës së FRESSH..?!? Çfarë populli jeni more aman? Çfarë tha ajo, që të meritojë këtë ortek fjalësh dhe talljesh? Le ta riformulojme situatën”, thotë Deda ndërsa shton:

“Ajo ishte pak e pirë, e çfarë pasaj? Ajo tha se fjeti diku dhe u zgjua diku tjetër, edhe çfarë pastaj? Ajo çuditi edhe ministrin me ato që tha, duke na vërtetuar se edhe mund të jenë fjalë dhe situata që askush nuk ka dëgjuar të flitet për to ose në gjuhë popullore rrena. Pra ajo gënjen, e ku qëndron problemi këtu? Pse, vetëm për kaq duhet shenjestruar një çupë, që duke qenë e komanduar ndoshta i lind si nevojë për të bërë këtë performancen alla Erion, medemek si vajzë e lirshme. U çuditët ju? Po ajo është logjika, me të cilën funksionon i gjithë sistemi i burimeve njerëzore në atë organizatë, nen moton "ha, pi, fli dhe boj qef. Osht i sham ai që punon".

P.s. Kur pash fytyrën e Tahirit, po mendoja që, kush e di sa herë e ka bërë atë fytyrë në mbledhjet e PS kur fliste Eri...!?!”, përfundon Deda komentin e tij.

 ju.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017439126968384
array(1) { ["section"]=> string(114) "demokrati-mbron-joleza-koken-pse-i-jeni-versulur-te-gjithe-asaj-cupes-se-fressh-cfare-populli-jeni-more-aman-32191" }