Demokratja del kundër deputetëve të PD: Jam e tronditur nga sulmi ndaj ambasadorit Lu, po bini në grackë

Publikuar tek: politike, më 12:47 16-04-2018 Demokratja del kundër deputetëve të PD: Jam e tronditur nga sulmi ndaj ambasadorit Lu, po bini në grackë Lulzim Basha, kreu i PD dhe Albina Deda ish-deputete e PD

Ish-deputetja e PD Albina Deda thotë se është e tronditur nga sulmi që po i bëhet ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu nga vetë deputetët e PD.

Sipas Dedës, personalitetet e PD po “bien në grackën e sulmeve të panevojshme” siç i cilëson ajo, sulmet ndaj Donald Lu ndërsa akuzon ish-kryeprokuorin Adriatik Llalla si inskenues e shpikës historish të trilluara.

“E quaj jo vetëm mediokritet por dhe grackë që demokratet,njerëzit që për 50 vite u ndëshkuan pikërisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-në të bien në të tilla prita. Nëse ndonjë Llallë a përralle për të kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon të inskenojë e shpikë histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili ëshë engjëlli mbrojtës i kombit tim unë me sinqeritet rezervoj për të vetëm një fjalë:përbuzje”, shkruan Deda.

REAGIMI I PLOTË I ALBINA DEDËS:

Sulmi ndaj Ambasadorit 
te USA-Gracka qe po i serviret Opozites!
(Pershtypje)

Jam e tronditur nga nje sulm i sinkronizuar e i dirigjuar nga nje dore e zeze qe i behet ambasadorit amerikan ne Tirane.
Ky sulm nese do te vinte nga te majtet ne pushtet nuk do çuditesha.
Se jane pinjollet biologjike e ideologjike te ish byroisteve komuniste antiamerikane ata qe i prijne sot PS-se dhe shtetit.
Mirkuptoj edhe ndonje reagim militantesh qe padjallezisht leshojne klithma virtuale por nuk mund te mirkuptoj dhe as pranoj kurre qendrime a deklarime personalitetesh politike te PD-se te bien ne gracken e panevojshme te sulmeve kunder Ambasadorit te Amerikes jo vetem te fuqise me te madhe e me demokratike te globit por dhe mikut me te madh te kombit tone se paku prej kohes se Presidentit Willson.
Jane mijera shembuj por ndalem ne 3 prej tyre.
Kam pasasysh kontributin e Amb.amerikan Hug Grang e Bernshtajn ne perparimin e Shqiperise ne vitet'30.
Permallohem nga ajo qe ka bere USA ne rastin Kosoves.
Dhe si demokrate kujtoj me nostalgji momentet e paperseritshme te ndihmes direkte te Ambasadorit Rajerson per proceset demokratike ne vitet'90.
Personalisht jo vetem parimisht jam e bindur se SHBA-ve ne vendin tone jo vetem nuk ju intereson individi politik qe drejton ne politiken shqiptare dhe as kahet e tyre por nuk ndodh kurre qe te behen pale.
Eshte nje princip dominant ne rolin e veprimtarine diplomatike:
Interesat e SHBA-ve dhe progresit te proçeseve demokratike.
Keshtu qe e quaj jo vetem mediokritet por dhe gracke qe demokratet,njerezit qe per 50 vite u ndeshkuan pikerisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-ne te bien ne te tilla prita.
Nese ndonje LLalle a perralle per te kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon te inskenoje e shpike histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili eshte engjelli mbrojtes i kombit tim une me sinqeritet rezervoj per te vetem nje fjale:perbuzje. AD

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sjellja e PD-së në Parlament, Balla: Kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave
Shkërrmoqet LSI, ikin 5 anëtarë të tjerë në qarkun e rëndësishëm (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.025703907012939
array(1) { ["section"]=> string(109) "demokratja-del-kunder-deputeteve-te-pd-jam-e-tronditur-nga-sulmi-ndaj-ambasadorit-lu-po-bini-ne-gracke-117074" }