Demokratja Duma pyet ministrin Ahmetaj: Sa herë e ke vizituar Turqinë? Denoncon sërish Skavicën

Publikuar tek: politike, më 13:18 10-01-2016 Demokratja Duma pyet ministrin Ahmetaj: Sa herë e ke vizituar Turqinë? Denoncon sërish Skavicën Grida Duma

Demokratja Grida Duma në një deklaratë sot nga selia e PD-së, i ka bërë një pyetje të thjeshtë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj në lidhje me udhëtimet e tij nëTurqi. Sërish Duma ka denoncuar aferën, sipas tyre, të HEC-it të Skavicës. Duma tha se Rama refuzon të përgjigjet për kompaninë ‘’Suzer’’.

''I kapur në këtë aferë Edi Rama vazhdon të refuzojë transparencën. Në fund të vitit qeveria e prano. iEdi Rama refuzon të përgjigjet, po pyetjet janë disa: A ka bërë ai negociata të ligjshme me Suzer-in, pse vendimi nuk u publikua më 23 dhjetor? Sa herë e ka vizituar Ben Ahmetaj Turqinë? Ai refuzon të përgjigjet, por do ta marrë përgjigjen nga qytetarët’’, tha Duma.

Ditë më parë Duma denoncoi edhe ministrin Gjiknuri e më pas u përgjigj drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga.

“S’gënjejnë ministrat po SHQUPI. Kompanitë kanë shprehur interesin e po ndjekin procedurat. Qeveria garanton transparencë. SHQUPI shpifje’’, iu kundërpërgjigj Dumës, Fuga.

“Ministri i energjitikës pohoi se “investitorit” të Ahmetaj, i janë dhënë 8 pikë bonus, çka do të thotë se ai është paracaktuar si fitues. Rama duhet ta ndajë mendjen, cili nga ministrat gënjen, Ahmetaj që pranon se investitori është caktuar, apo Gjiknuri i cili mohon Ahmetajn por thotë që investitorit i ka dhënë bonusit maksimal. Në fillim, kur Partia Demokratike paralajmëroi këtë negociatë të dyshimtë, Edi Rama e mohoi. Më pas, Ahmetaj deklaroi se Skavicën ia kanë dhënë kompanisë turke, kuptohet pa garë, në fshehtësi”, tha Duma..

“Damiani tenton të hedhë poshtë Ahmetajn, duke iu referuar një vendimi qeverie që nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtarë të qeverisë. Nëse kërkon vendimet e qeverisë së datës 23 dhjetor që i referohet ministri i energjitikës, nuk ka vendim, për Skavicën. Që do të thotë se ose Gjiknuri gënjen, ose vendimi për Skavicën është mbajtur sekret. Dhe nëse është mbajtur sekret, pse është mbajtur sekret? Kaskada e mashtrimeve me aferën Skavica konfirmon rrezikun që kanoset nga babëzia e Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur pasuritë kombëtare duke i trajtuar si plaçkë të tyren, pa garë e pa transparencë.  Siç u ka dhënë miqve të tij koncensionet në shëndetësi, siç jep tenderat dhe u ngre traun e doganës, siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre’’, përmbylli deklaratën e saj nga selia e PD, Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj kthehet nga Sri Lanka dhe menjëherë shkon të inspektojë punimet: Po punojmë me mish e me shpirt
Ekspertët e nivelit të lartë prej 2 orësh në debat, s’po gjejnë konsensus për Reformën në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.029428005218506
array(1) { ["section"]=> string(99) "demokratja-duma-pyet-ministrin-ahmetaj-sa-here-e-ke-vizituar-turqine-denoncon-serish-skavicen-29609" }