Demokratja e Vlorës: 25 vjet PD, ku gaboi kryetari dhe strukturat qendrore me festën demokrate

Publikuar tek: politike, më 12:27 12-01-2016 Demokratja e Vlorës: 25 vjet PD, ku gaboi kryetari dhe strukturat qendrore me festën demokrate Nga festimet e PD ne Vlore

Ornela Hila ka shkruar komentet e saj për 25 vjetorin e festimeve të krijimeve të degës së PD në qytetin e Vlorës. Me nota ironie përshkruan atmosferën luksoze, dhe faktin, që kreu i PD në Vlorë ka dashur të bëjë vlerësimet e tij personalisht, pa marrë mendimin e kryesisë së PD, apo pa u konsultuar me strukturat. Shigjetat e saj bien edhe mbi kandidatin për kryetar të FRPD Salianji, që kishte shkuar si i deleguar nga qendra në këto festime, ndërkohë që dihet sipas saj se ky i fundit, për të marrë votën e vlonjatëve të rinj, bashkëpunoi me strukturat rozë dhe ato të LSI.  

Ornela HILA

Tashmë që emicionet e festës kaluan, e avujt e euforisë e haresë morrën fund, pa droje pranoj se gabuam… Po, po, gabuam rëndë në përshtypje, reagime e pritshmëri. 25 Vjetori i PD, dega Vlorë ishte padyshim frytëdhënës.

Kam bindjen se kushdo që ishte pjesëmarrës në ditëlindjen e 25 të demokratëve vlonjat doli prej aty i tejmbushur me emocion.

Cfarë emocioni do thoni ju? Emocion është edhe ai negativ. Personalisht u mahnita nga bluja e tapetit shtruar gjithe elegancë dhe larmishmërisë së kokteilit. Më mahniti dhe moderimi i mirëkuruar, madje plot iniciativë.

Fjalimet, e dua të ndalem te ai i kryetarit të degës, përmblodhi qartë e shkoqur problemet e demokratëve vlonjat, do thoni ju po zgjidhja…

Epo më të vëmendshëm duhet të ishit të nderuar? Përsëritja thonë është mëmë e dijes, risitë jo përherë përthithen kollaj e revolucionarët shpesh nuk mirëpriten. Njerzit i tremb madhështia, e ndaj mendoj se hasi në aq polemika organizimi. Të mësuar me provencializma, ja më thoni a do ju kish vajt mendja në gjithë ato detaje bashkë?!

Gabuam dhe ballëlartë e plot bindje e them këtë.

Mua më pëlqeu edhe pjesëmarrja, kish ardh dhe “Kryetari i FRPD”, për Kryetarin, z. Salianji, fundja për të rinjtë vlonjat ai është kryetar, se mori më shumë vota, e kjo falë punës me elektoratin roz, ju duket pak ju te bindni një PS-ist apo LSI-ist të votojë për FRPD, e të të vejë sërish te partia mëmë e tij?

Hapni sytë e ndërgjegjësohuni, mos u bëni negativ nga e vërteta. Po i lëmë këto, flasim për gjetjen: Certifikatat!

Kryetari i PD, njohës i të kaluarës së demokratëve lokal e qëndresatar në cdo kohë, (ju lutem sinqerisht harroni fushatën e 2011), ishte kujdesuar personalisht ne evidentimin e figurave që themeluan PD, Vlorë, 25 vite më parë e ju akordoi atyre një Certifikatë vlerësimi.

Do thoni ju: Po ata nuk erdhën ti merrnin! Po ama i kanë te selia s’ jua mohon dot njeri. Unë isha në sallë, e kryetari me durim lexoi emrat e tyre një më një, e po me durim për ata që mungonin kërkoi në sallë më shumë se një herë të afërm, miq a shok. Ata demokratët thëmelues nuk erdhën, do thoni ju, por fundja c’përgjegjësi ka kryetari që ju donte t’i vlerësonte?! Ju as nuk ja dini, ai sakrifikoi, pasi i përzgjodhi vet emrat, mezi gjeti sponsor për printimin, vendosi vet pa kryesinë, e i formosi një më një pa vendim kryesie. Po kush ta di sot thuaj, qe tjetri sakrifikoi e shkeli dhe statutin, e nepër sallë artikullonin që kryetari po jepte letra bakalli.

Gabuam, besomëni gabuam. Kryetari vlerësoi edhe kontribues ndër vite, do thoni ju ata se dinin e s’ishin njoftuar fare, ama dhe ju po si nuk keni pak shpirt surprizas?

Gabuam! Po, po! Gabuam! Ishte organizuar më mirë se duhet festa e demokratëve. Aty ishin gjithcka i duhet një feste, tapeti, kokteili, dekori e humori. Do thoni ju pati goxha komedi, po pse c’prisnit ju, dramë eeee?! Ajo është tejkaluar si akt, qysh me zgjedhjet e fundit në PD, Vlorë.

Tani bëhuni realist e pranoni që gabuam, standardi i festës i kaloi pritshmëritë, edhe të miat.

Gabuam, ah sa gjatë!

I kish rënë Pikës!

Më raftë Pika, Gabuam!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj për konferencën e donatorëve: 100 projekte për Tiranën, viti përpara do jetë një sukses
Berisha sulmon Fatmir Xhafajn: Përfaqësues i klaneve të drogës, me dokumente »
Article Logic
Execution time: 0.01506495475769
array(1) { ["section"]=> string(98) "demokratja-e-vlores-25-vjet-pd-ku-gaboi-kryetari-dhe-strukturat-qendrore-me-festen-demokrate-29785" }