DEMOSTRATA E POLIÇANIT që “hoqi” imunitetin e Ilir METËS, ish-ministri i Berishës përplaset me ushtarakun: Helikopterët mbi popullatën i çuam…

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 16-04-2018 DEMOSTRATA E POLIÇANIT që “hoqi” imunitetin e Ilir METËS, ish-ministri i Berishës përplaset me ushtarakun: Helikopterët mbi popullatën i çuam…

Bashkim Kopliku, ministri i parë i Rendit Publik në qeverinë e vitit 1992, konfrontohet publikisht me një ish-ushtarak Fredi Lulaj, lidhur me grevën e parë të vitit 1992 në Uzinën e Poliçanit.

Kopliku në fakt provokon debatin në rrjetin social për çështjen e maxhorancës dhe opozitës, por ndërhyrja e ish-ushtarakut, e ka rikthyer pas në kohë.

“Zoti Kopliku, a do të flisnit ju sot kur në vitin 1992 futët forcat special për të shtypur grevën e punonjësve të kombinatit e ju së bashku me Safet Zhulalin fluturonit mbi Poliçan me helicopter për të bërë terror mbi popullsinë. Mjaftonte vetëm një urdhër nga UNE që po ju shkruaj tani e të dy helikopterët rrëzoheshin, duke ditur që të pesta bateritë kundërajrore ishin në duart tona. Po ne nuk e bëmë. Ju shpartalluam. Ata që dërguat ju, dhe më pas ju dorëzuam robërit e kapur” shkruan Fredi Lulaj.

Bashkim Kopliku, nuk ngurron të hyjë në debat dhe të rikujtojë ngjarjen.

“Po e kam thënë: helikopteri ynë ishte I tillë që edhe më një pistoletë mund të na vrisnin. Ky fakt hidhte poshtë teorinë e opozitës së atëhershme të kërcënimit apo terrorizimit nga ana e policisë, që ju po përmedni sot pas 25 vitesh. Forcat e policisë janë urdhëruar direkt nga unë: asnjë viktimë nga personat që kishin marrë peng oficerin e policisë z.Tusha, pavarësisht djegieve të automjeteve të policisë. Ka qenë veprimi i parë demokratik i policisë shqiptare, ku u zgjidh një veprim I dhunshëm politik, pa asnjë humbje jete. Policia veproi e papolitizuar. Jam krenar që kam qenë pjesë e atij veprimi” shkruan Kopliku.

“Zoti Kopliku, po ju rikujtoj se jo një, por dy oficerët tuaj, kanë qenë në duar të sigurta duke ju thënë ju dhe gjithë të tjerëve se ju plasi bomba në dorë. Takimi I tyre me ne duhej të kryhej në rajonin e policisë jo në zyrën e kryebashkiakut. Ju ftoj në ç’do lloj ekrani që ju të dëshironi t’I ballafaqojmë të gjitha situatat e rrethanat” shkruan Lulaj.

Por sërish, kujton Kopliku.

“Zoti Lulaj, oficerët e policisë kanë qenë peng, jo “në duar të sigurta”. Ata nuk ishin të lirë të lëviznin. Janë bërë ndërhyrje e marëveshje politike që gjykimi mbylli sytë para fakteve, që persona të caktuar ndëruan deklarimet e tyre etj. Edhe unë nuk doja të humbja kohë me dënime e shkarkime nga puna të personave etj, se kohën e kisha të shtrenjtë për vedosjen e rendit në Shqipëri...Nuk ka gjë për të ballafaquar, kanë kaluar 25 vjet e sa..., është shkruar gjatë për atë ngjarje të cilën një polici komuniste do ta kishte "zgjidhur" me nja 10-15 të vrarë” shkruan Kopliku.

Por nuk dorëzohet njeriu që ka pasur në “dorë” pesë kundërbateritë që mund të rrezonte helikopterët.

“Mesa duket, ju ngeleni e kënaqeni vetëm me gjak se së paku, nga popullsia e qytetit tim kishte 18 persona të plagosur, e nga këta 8 fëmijë të plagosur dhe ju them se ne kishim marrë një vendim dhe ato asnjëherë nuk mund të harrohen. Dhe ju këtë e dini fare mirë. Të tjerat, po ia lëmë kohës” shkruan Lulaj.

Në 24 gusht 1992 pushteti i kohës, arrestoi 11 sindikalistë në Poliçan, pas grevës së filluar prej tyre për kushte më të mira pune. Sindikalistët u rrëmbyen natën nga forca policie dhe u dërguan në të dalë të qytetit ku i prisnin furgonat e policies, raporton newsbomb.al.

Mëngjesin e 25 gushtit, kur u mor vesh për arrestimet, situata u tensionua së tepërmi. Pati përplasje verbale mes popullit dhe dy punonjësve të rendit, një prej te cilëve ishte shefi I komisariatit të Skraparit. Këta të fundit, u futën në një dhomë në bashki dhe nuk mund të dilnin që aty. Demonstrata nisi në orën 10 kur dy helikopterë që fluturonin mbi kokat e qytetarëve, acaruan situatën. Përplasja ndodhi e dhunshme në orën 13.00 të po asaj dite. U raportua për 34 të plagosur nga të dy palët mes të cilave një vajzë 10 vjece u plagos me armë zjarri, raporton newsbomb.al.

Për këtë ngjarje, në tetor 1992 iu hoq imuniteti Ilir Metës, atëkohë deputet i Partisë Socialiste, si nxitën i demonstratës së Poliçanit. Demonstrata e Poliçanit, ishte e para pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike. /NEWSBOMB.AL/

Më shumë në këtë kategori: « Kukan jep LAJMIN E MADH për Shqipërinë, ja kur do hapen negociatat
Denoncimi I RËNDË: 3 fëmijë në një varr »
Article Logic
Execution time: 0.0040781497955322
array(1) { ["section"]=> string(144) "demostrata-e-policanit-qe-hoqi-imunitetin-e-ilir-metes-ish-ministri-i-berishes-perplaset-me-ushtarakun-helikopteret-mbi-popullaten-i-cuam-117110" }