Dëmtohet rëndë Odise ROSHI, i thotë lamtumirë Ligës së Kombeve (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 22:50 21-08-2018 Dëmtohet rëndë Odise ROSHI, i thotë lamtumirë Ligës së Kombeve (FOTO) Odise Roshi

Odise Roshi do të mungojë minimalisht për 6 muaj nga fushat e lojës. 

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi rus i Akhmat Grozny, sipas së cilit dëmtimi për mesfushorin shqiptar në ligamentet e gjurit është i rëndë dhe do të nevojitet operacioni.

Dëmtimi ndodhi në sfidën ndaj Rubin Kazan, me Roshin që ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë, një dëmtim të ngjashëm me atë që pësoi edhe Armando Sadiku në Spanjë te Levante.

27-vjeçari do të operohet ditën e hënë në një klinikë të specializuar në Romë, e do të nis më pas rekuperimin e gjatë, duke humbur plotësisht ndeshjet e para të Kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.

NJOFTIMI I KLUBIT:

roshi.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një familje bardhezi, RONALDO poston foto të familjes me fanelën e Juventus
»
Article Logic
Execution time: 0.020817995071411
array(1) { ["section"]=> string(73) "demtohet-rende-odise-roshi-i-thote-lamtumire-liges-se-kombeve-foto-131795" }