Denaj dhe Rama mohuan rritjen e taksës së karburantit, ish-deputeti i PD nxjerr vendimin: Qeveria mashtron

Publikuar tek: politike, më 16:10 11-07-2019 Denaj dhe Rama mohuan rritjen e taksës së karburantit, ish-deputeti i PD nxjerr vendimin: Qeveria mashtron

Pak minuta më parë, ministrja e Financave Anila Denaj dhe kryeministri edi Rama mohuan rritjen e taksës së karburantit me 2 lekë për litër. Denaj e cilësoi këtë një “sajesë” ndërsa rama shpërndau statusin e saj duke konfirmuar kështu qendrimin e qeverisë.

 

Ndërkaq, ish-deputeti i PD Agron Shehaj ka publikuar vendimin e Këshillit të Ministrave duke akuzuar qeverinë se po mashtron duke mohuar taksën.

“Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.
Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë.."
dhe
"Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1.."

Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan. 

E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë.”, shkruan Shehaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031369924545288
array(1) { ["section"]=> string(111) "denaj-dhe-rama-mohuan-rritjen-e-takses-se-karburantit-ish-deputeti-i-pd-nxjerr-vendimin-qeveria-mashtron-171885" }