Dënimi i 3 shqiptarëve në Serbi pse shkruajtën 'UÇK' mbi dëborë, reagon Pacolli

Publikuar tek: rajon, më 21:13 08-01-2019 Dënimi i 3 shqiptarëve në Serbi pse shkruajtën 'UÇK' mbi dëborë, reagon Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të tre të rinjve shqiptarë, të cilëve janë dënuar me 55 ditë burg, vetëm pse kanë shkruar në dëborë 'UÇK' mbi disa vetura në Beograd.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Pacolli e ka quajtur skandaloz ndalimin dhe dënimin e tre të rinjve pasi sipas tij në një shoqëri demokratike askush nuk dënohet sepse ka mendimin ndryshe.

'Është pothuaj e pabesushme, që regjimi jodemokratik në Serbi ngjall frikë dhe urrejtje ndaj gjithçkaje që është shqiptare edhe nga Kosova. I ftojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mekanizmat e mbrotjes së të drejtave të njeriut, që të na mbështesin në dënimin e ashpër të kësaj sjelljeje dhe anulimin e këtij vendimi', shkruan ndër të tjera Behgjet Pacolli.

Screenshot_2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023977041244507
array(1) { ["section"]=> string(83) "denimi-i-3-shqiptareve-ne-serbi-pse-shkruajten-uck-mbi-debore-reagon-pacolli-148003" }