Dënimi i tifozëve, KF Tirana apelon vendimin e Komisionit të Disiplinës

Publikuar tek: sport, më 15:24 11-05-2016 Dënimi i tifozëve, KF Tirana apelon vendimin e Komisionit të Disiplinës

KF Tirana ka apeluar sot vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplines në datën 6 Maj, vendim i cili dënon klubin bardheblu të luaj pa tifozë në tetë takime.

“Sot është depozituar ankimimi pranë Federatës Shqiptare të Futbollit me argumentimin ligjor se dënimi i dhënë nuk është aspak i drejtë dhe duhet rishikuar. KF Tirana ka shpjeguar pse nuk duhet dhënë dënimi kolektiv dhe cilat kanë qenë masat organizative të klubit për ndeshjen e luajtur në 4 Maj, në stadiumin “Selman Stërmasi”. KF Tirana ka kërkuar në rrugë formale rishikimin e vendimit dhe kërkon gjithashtu edhe publikisht që tifozët bardheblu, aspak fajtor në mbrëmjen e 4 Majit, të mos privohen nga mundësia për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës”, thuhet në reagimin e klubit bardheblu.

Pas përfundimit të derbit Tirana-Partizani drejtuesit e dy klubeve u përfshinë në përleshje fizike dhe policia shoqëroi në komisariat disa persona. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozët e West Ham-it shkaktojnë kaos në Londër
Gazeta gjermane, “Kicker” zbulon shumën marramendëse që Arsenali ka ofruar për Granit Xakën »
Article Logic
Execution time: 0.29121494293213
array(1) { ["section"]=> string(76) "denimi-i-tifozeve-kf-tirana-apelon-vendimin-e-komisionit-te-disiplines-40146" }