Dënimi për grupin “Kumanova”, Haradinaj kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Publikuar tek: sport, më 13:46 03-11-2017 Dënimi për grupin “Kumanova”, Haradinaj kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Pas vendimit të Gjykatës së Shkupit për grupin “Kumanova” lidhur me ngjarjet e para dy vitesh ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj thotë se drejtësia duhet të vihet në vend dhe se një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës.

“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thirrë konsulta të brendshme me ambasadorin e Kosovës në Shkup për të marr sqarime për këtë vendim të gjykatës, shkruan Insdeksonline.

“Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirr në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë” është shprehur Haradinaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panucci publikon listën me 25 futbollistët e grumbulluar, rikthen 2 emra të rëndësishëm
»
Article Logic
Execution time: 0.0044629573822021
array(1) { ["section"]=> string(78) "denimi-per-grupin-kumanova-haradinaj-kerkon-nderhyrjen-e-nderkombetareve-98220" }