Denion Meidani i përgjigjet Bledi Manes: Nëse ndonjëri ka prova është i mirëpritur t’i drejtohet Prokurorisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:42 04-08-2016 Denion Meidani i përgjigjet Bledi Manes: Nëse ndonjëri ka prova është i mirëpritur t’i drejtohet Prokurorisë

Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani i përgjigjet gazetarit Bledi Manes, për sulmet ndaj tij. Newsbomb.al ka vendosur të publikojë reagimet publike të dy personazheve të njohur, duke lënë jashtë fyerjet dhe sharjet mes tyre.

Meidani sqaron se ‘’Destino’’ nuk është hoteli ku familja e tij ka ndenjur. Mane e sulmonte për të ardhurat dhe pushimet luksoze.

“Denion Meidani ka zgjedhur pikërisht ishullin spanjoll të Ibizës për të prezantuar e për të pushuar ish-drejtori i kontrabandës së doganave shqiptare ka zgjedhur hotelin e shtrenjtë ''Destino Ibiza'' ku çdo suitë ka pishinën e saj private dhe siç e shikoni nga fotot për një jave janë paguar 13 mijë euro'', akuzonte sot Mane.

‘’Unë kam sipermarrjen time private modeste e nuk i jap llogari njeriu’’, thotë Meidani.

‘’Një sqarim për publikun ‘’Destino’’ nuk është hoteli ku ne kemi ndenjtur por e kam frekuentuar sepse ka një nga beach baret më të njohura në Ibiza. Unë kam sipërmarrjen time private modeste e nuk jap llogari njeriu se si e me kë i prish të ardhurat e mia "perrallore" nëse ndonjëri ka prova për të kundërtën është i mirëpritur t’i drejtohet prokurorisë.

Më e rëndësishmja është se çfarë kanë valle organet e ndyra, veglat qorre e tullace dhe hallatet pise mediatike të rilindjes që shkumojne papushim në çdo hapësirë publike e sidomos në ndonjë kanalizim ujerash të zeza që ka dekada që hiqet si media?

Mbase meqë ky koalicion është ngjizur dikur brigjeve të Adriatikut me një drekë, sot kryeshefi i tyre panikon për çdo drekë miqsh, darkë e mëngjes pune apo kafe aeroporti? Mbase, mbase e kanë fajin pirgu i dosjeve të rëndësishme nën hetim në Prokurori të Përgjithshme?

Vallë, mbase e ka fajin telajo e kësaj "rilindje" e pikturuar me gënjeshtra, dështime, premtime të pambajtura elektorale në të cilën boja kryeministrore po bën reaksion mbas reaksioni duke dështuar të mbulojë atë të dalë sërish cullak?

Jo, jo mbase ishte dështimi i planit kryeministror për të mënjanuar e anatemuar aleatin kryesor dhe për të demonizuar opozitën duke bërë në të njëjtën kohë një reformë gjysmake që do mundësonte uzurpimin e pushtetit të fundit që po i rezistonte thundrës së tij.

Mbase në fund të ditës kujtdo do t’i prishnin ditët e nxehta të gushtit të gjitha këto së bashku të kombinuara me një ekonomi kombëtare që po thërrmohet e një aleance që po shkërmoqet teksa opozita është në revansh e po ringrihet.

Mbase iken ai apo mbase ikin të gjitha këto probleme përkohësisht siç ikën dhe vapa me gushtin...pak po e sigurtë koha e tij po mbaron në një mënyrë apo një tjetër.’’, përfundon Meidani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023945093154907
array(1) { ["section"]=> string(113) "denion-meidani-i-pergjigjet-bledi-manes-nese-ndonjeri-ka-prova-eshte-i-mirepritur-t-i-drejtohet-prokurorise-48751" }