Denisa e Përmetit...sa i mungon Shqipërisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:53 13-02-2018 Denisa e Përmetit...sa i mungon Shqipërisë Majlinda Keta

Nga Majlinda Keta

Vendosa të hulumtoja një ndërtesë, në mes të qendrës së Përmetit me kuriozitetin se sa humane e zhvillim jep për Përmetin. Jam xheloze ndërsa e shoh herë pas here cilësimin që mban ndaj trokita dhe i kërkova të më shpjegonin së çfarë ndodh aty. Me siguri janë habitur për kërkesën time por nuk shprehën asgjë në pamje ndonëse qeshnin dhe i gëzoheshin në një farë mënyre, në këtë ditë të ftohtë me shi, pyetjeve të mija pa fund. E pas ciceronës simpatike Enide erdhi dhe drejtorja. Quhet Denisa, ish studente e shkëlqyer në Bolonja.... i la të gjitha atje, dhe karrierën si pedagoge, për tu kthyer në vendlindjen e vet, Përmet.

Drejton Qendren Kulturore Multifunksionale dhe bashkë me Eniden që drejton Zyreën e Informimit për qytetetin ( një nga disa ambjentet e zyrat në shërbim atje) të ofronin Përmetin në shumë dimensione, turizëm, histori, arkeogji, kulturë materiale historike..... projekte në vijim dhe ato që priten. Një bisedë e kënaqshme që nuk ja mora vesh rrjedhjen e minutave. Për tu admiruar pa fund vizioni i Denisës se çfarë i duhet qytetit të saj, çfarë mundësisht me projekte mund ti krijohen punëtorë e të zgjuar për zhvillimin e tyre personal dhe komunitar. E lumtur për çfarë kish arritur si Bashki aplikante në projekte të ndryshme të BE e më gjerë..... krenari e ligjshme për aftesitë shpjeguese se ku po investohet Bashkia për Përmetin turistik..... Sa Denisa janë kthyer në Shqipëri me vizione të tilla? Mbi të gjitha sa “Bosa” ekzekutivë apo politike ditën t’i vlerësojnë Denisat dhe stafet që ato krijojnë për ndryshimet që i dikton vizioni i tyre për vendlindjet????? Denisa që njoha këtu në Përmet kish qenë me fat, dukej që lëvizte fuqishëm e mbështetur nga shefi i saj( fat i madh ky) dhe mbi të gjitha nga stafi i saj e partneret.

Vetëm në 1 ditë, vetëm në 1 orë e gjysëm, vetëm 1 Denisë të bën të besosh se integrimi i shqiptarëve në BE nuk kalon vetëm nga tryezat e politikës POR do vijë më shpejt nga fuqizimi i “ Denisave” të diplomuara shkelqyeshëm brenda e jashtë Shqipërie që i duan fort vendlindjet e tyre dhe ndërtojnë vizione të sigurta për zhvillimet humano ekonomike. Harrova,

Denisa e la dhe Tiraën për karrierën e saj, bëri zgjedhjen më të saktë për të treguar se çfarë është e mundur të bëjë një vajzë e re e shkolluar, nënë e re, kur do fooort vendlindjen por dhe kur mbështetet nga shefat e saj dhe stafet e tij. BE bëhet me e afërt kur dëgjon e dialogon me vizionare femra, si Denisa. Kjo lloj marrëdhenie BE-Shqipëri është më realja dhe më e duhura që duhet të synojë e besojë Brukseli zyrtar për progresimin dhe anëtarësimin e vendit tonë. Sa europianizëm gjen mes atyre që vizionojnë e mundësojnë zhvillimin e komuniteteve tona? - kjo është pyetja që duhet të na mundojë për t’ju përgjigjur suksesshëm secilin prej nesh . Shqipeëria nuk është vetëm Tirana dhe as do jemi pjesë e BE vetëm me Tiranën.

Denisat duhen mbeshtetur nga të gjithë, përtej politikave parceliste politike se kush e drejton politikisht bashkime X apo Y. Vizionet dhe vullnetin e saj dhe shokëve si ajo duhet ta jetësojnë të gjithe pushtetet këtu, ndryshe në Shqiperi do mbeten vetëm pensionistet dhe rinia do vijojë të rrjedhë rrugëve të botës. Shifrat nga viti në vit po janë të frikshme për emigrimin dhe lindshmërinë mes shqiptarëve. Këto janë tregues të dezintegrimit tonë me BE.

Falemnderit Denisa! Hërën tjetër jam e bindur se do dëgjoj shumë arritje tuajat .....paç vullnet e mbështetje përherë! Mos u dekurajo nga veshtirësite dhe poltikat e mbrapsha me parcela politike të burimeve njerëzore në Shqipëri! Besoji vetes, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tu!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta i shtrëngon dorën nënës së Sokol Olldashit, zërit të bukur radiofonik (MESAZHI)
Mesazhet erotike të Salianjit, ish-ministri: Djathtas “të henksha zogun”, majtas...(BATUTA) »
Article Logic
Execution time: 0.0042641162872314
array(1) { ["section"]=> string(47) "denisa-e-permetit-sa-i-mungon-shqiperise-110133" }