Dënohet me 5 javë jashtë fushës mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi

Publikuar tek: sport, më 19:14 20-11-2015 Dënohet me 5 javë jashtë fushës mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me 5 javë jashtë fushës së futbollit, mesfushorin e skuadrës së Skënderbeut, Liridon Latifin.

Komisioni ka marrë këtë vendim për shkak të goditjes së Latifit ndaj mbrojtësit të Kukësit, Gledi Mici, veprim për të cilin lojtari i Skënderbeut u dënua me karton të kuq në ndeshje.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

                                                                  PROCESVERBAL

I mbajtur sot me date 20 Nentor 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS

                                                                          VENDOSI:

1.KF “Flamurtari dhe KF “Partizani”, per sjellje te keqe te tifozerise se tyre, denohet secila me gjobe me vlere 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66 te KDS.

2.KF “Kukesi”, per sjellje te keqe te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 200.000 (dyqindmije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/3 te KDS.

3.Lojtari i KF “Skenderbeu”, Liridon Latifi, per sulm ndaj lojtarit kundershtare, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

4.Zyrtari i KF “Laci”, Kastriot Rama,sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

5.Lojtari i KF “Luzi 2008”, Krissel Prifti, per provokim te publikut, denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.

6.Zyrtari i KF “Gramozi”, Skender Rustemi, per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

7.KF “Terbuni” U-17, per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Kastrioti” U-17, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

                                                                Komisioni i Disiplines

 Kryetar                                Anetar                            Anetar

Sokol Como                      Kujtim Pagria                 Sajmir Xhuglini

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Etika/ Nisin hetimet për Tërbuni-Bylis, do thërriten si dëshmitarë zyrtarët e ndeshjes
Barcelona, “poker” në El Clasico, Reali turpërohet »
Article Logic
Execution time: 0.02159595489502
array(1) { ["section"]=> string(77) "denohet-me-5-jave-jashte-fushes-mesfushori-i-skenderbeut-liridon-latifi-25915" }