Dënohet me burg SHQIPTARI i fundit i rrjetit të drogës në SHBA, trafikonte KANABIS dhe EKSTAZI me katër shqiptarë të tjerë (EMRAT-FOTO)

Publikuar tek: bota, më 21:03 10-01-2019 Dënohet me burg SHQIPTARI i fundit i rrjetit të drogës në SHBA, trafikonte KANABIS dhe EKSTAZI me katër shqiptarë të tjerë (EMRAT-FOTO)

Është dënuar me burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesëtari i fundit shqiptar i një rrjeti të trafikut të drogës nga Kanadaja.

Fabian Mihaj, 38-vjeç cilësohet si koka e rrjetit të trafikut të drogës së bashku me të dashurën e tij, motrën e saj, një kamionist edhe një bashkëpunëtor shqiptar.

Ai është dënuar me 5 vite heqje lirie në një burg federal dhe me shumë gjasa do të deportohet pasi të kryejë dënimin.

Mihaj u arrestua në dhjetor të 2016-ës në Kanada, ku qëndroi për 7 muaj në paraburgim. Por zëvendës avokati i tij tha se ka shumë mundësi që kjo kohë mos t’i ulet nga dënimi.

Ndërsa motrat shqiptare Jonida dhe Denisa Alicka u liruan nga burgu pasi kryen dënimin respektivisht 41 dhe 46 muaj.

dfderghertjfghjfgj.jpg

Ndërsa pronari i një kompanie me kamionë që ndihmonte në trafikimin e drogës nga Detroidi në Kleveland, Rinald Turhani po vuan dënimin me 9 vite burg.

Pas hekurave është edhe shoferi i kamionit, shqiptari Leka Konini, i dënuar me 41 muaj heqje lirie.

sdfwergfergdh4rg.jpg

LEXO MË SHUMË: Shkatërrohet rrjeti i drogës në SHBA: 5 shqiptarë, 2 motra dhe bosi i firmës në Detroid transportonin kanabis dhe ekstazi (EMRAT)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel mbërrin në Athinë, çfarë diskutoi me Tsipras për Shqipërinë
Sekretari Pompeo në Kairo, kritikon politikat e ish-Presidentit Obama »
Article Logic
Execution time: 0.029553890228271
array(1) { ["section"]=> string(139) "denohet-me-burg-shqiptari-i-fundit-i-rrjetit-te-droges-ne-shba-trafikonte-kanabis-dhe-ekstazi-me-kater-shqiptare-te-tjere-emrat-foto-148291" }