Denoncim apo spiunim? Shkarkimi i mësueses shkakton revoltë

Publikuar tek: politike, më 20:09 03-02-2015 Denoncim apo spiunim? Shkarkimi i mësueses shkakton revoltë

Shkarkimi i drejtores së shkollës “Dhora Leka”, Mira Brahimi dhe bashkë me të edhe të zëvendësdrejtores së shkollës, janë bërë objekt debati dhe diskutimesh në rrjetet sociale por edhe në radhët e partive politike.

Debatet janë hapur edhe vetë mes specialistëve të Ministrisë së Arsimit, ku jo të gjithë janë dakord me mënyrën dhe procedurën e sidomos në rastin konkret.

Kryeministri Rama, falenderoi me një status në facebook mësuesit e shkollës që denoncuan drejtoren, duke thënë se ky ishte rasti i parë në luftën kundër korrupsionit nga denoncimet online.

Ervin Salianji, koordinator për median në Partinë Demokratike e konsideroi turp, lincimin që vetë kryeministri i ka bërë drejtoreshës së shkollës.

“Linçimi publik që i bën Rama në fcb e vet drejtoreshës së shkollës "Dhora Leka", është i turpshëm,qesharak dhe tregon arsyen pse u bë portali. Portal për gjueti shtrigash. Eshtë e papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut prezumimi si i fajshëm, pa hetim dhe pa ndjekur procedurat ligjore. Afati kohor kaq i shkurtër i reagimit tregon që kryeministri e ka për shoë dhe për presion psikologjik dhe jo seriozisht luftën ndaj korrupsionit. Në rast se do ishim para nje rasti korrupsioni a nuk duhej ndjekur penalisht përveçse të shkarkohej?” thotë kordinatori i PD.

Ndërkaq, reagim ka pasur edhe në rrjetet sociale. Nën moton “denoncim apo spiunim” ka filluar fushata kundër këtyre nismave thjesht për shoë mediatik.

Një profesor i shkollës ka denoncuar drejtoren në portalin e hapur online. Sipas mësuesve, dhe me çpo diskutohet edhe në ministrinë e Arsimit, vetë mësuesi që ka denoncuar është person problematik.

Por Lindita Nikolla shkoi vetë në shkollë në krye të një grupi specialistësh. Vuri re problemet e mëdha në shkollën “Dhora Leka”. Pas këtyre problematikave, po vetë shkarkoi drejtoreshën dhe zëvendësdrejtoreshën. Të dyja mësueset janë vendosur në kohën e qeverisjes së PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pëllumbi kundër Blushit, mbron Ramën: Masat, shenja e parë e reformës
Basha: Koncensioni për Parkingjet Private? Do ta mendojmë pas 5 vjetësh »
Article Logic
Execution time: 0.021892070770264
array(1) { ["section"]=> string(63) "denoncim-apo-spiunim-shkarkimi-i-mesueses-shkakton-revolte-2264" }