Denoncimi: Firma ‘offshore’ e Unazës së Re, ka FALSIFIKUAR dokumentin e SHBA, reagon SEKRETARI I SHTETIT

Publikuar tek: aktualitet, më 21:14 06-12-2018 Denoncimi: Firma ‘offshore’ e Unazës së Re, ka FALSIFIKUAR dokumentin e SHBA, reagon SEKRETARI I SHTETIT

Një prej kompanive që ka fituar lotin e parë të ndërtimit të segmentit të Unazës së Re me vlerë 18 milion euro, e prezantuar si kompani offshore e themeluar në shtetin amerikan Delaware në vitin 1998, akuzohet se ka falsifikuar dokumente të shtetit amerikan.

Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998, por sipas denoncimit kompania ka falsifikuar datën, bilancet, madje dhe firmën e zyrtarit të lartë amerikan, pasi është themeluar vetëm 2 muaj para se të shpallej fituese e tenderit 18 milionë euro te 'Unaza e Re'.

Letra e depozituar në QKB nga kompania:

fghzsfghdfghsdfgsdfhj.jpg

Por sipas denoncimit në emisionin “Të Paekspozuarit” ky dokument është i falsifikuar.

Departamenti i Shtetit të Delaëare është përgjigjur duke konfirmuar falsitetin e dokumenteve të kompanisë.

Përgjigja e zyrtarëve amerikanë:

“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaëare, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaëare.

Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaëare të cilit i referoheni (Dunëell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.

Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar.

Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunëell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.

Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar.

Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.

Sinqerisht,

Doug Denison

Drejtor i Mardhënieve me Komunitetin

Departamenti i Shtetit të Delaëare

ghdfhdhdhjfghh.jpg

Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi Departamentit të Shtetit të Delaëare, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqitpare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.

Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaëare, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar.

Akti i themelimit të kompanisë, i dorëzuar në QKB, sipas emisionit Të paekspozuarit, i falsifikuar:

xfghjfghjfghfgh.jpg

xfghfghfghdfghsdfhjk.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryekontrollori i SHBA pret kreun e KLSH Bujar Leskaj, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Rrëzohet nga kati i tretë, vdes burri në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.025798082351685
array(1) { ["section"]=> string(106) "denoncimi-firma-offshore-e-unazes-se-re-ka-falsifikuar-dokumentin-e-shba-reagon-sekretari-i-shtetit-144191" }