Denoncimi i Berishës: Djali i Leskaj fitoi një tjetër tender

Publikuar tek: politike, më 21:28 12-04-2016 Denoncimi i Berishës: Djali i Leskaj fitoi një tjetër tender

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një dokument që sipas tij vërteton se djali i deputetes së PS-së, Valentina Leskajt, ka përfituar një tjetër tender. Berisha shkruan se për qveritarët dhe familjarët e tyre ligji i konfliktit të interesit.

Postimi i plotë i Berishës:

Vazhdon gara e shfrenuar e vjedhjeve nga familjet e pushtetit!

"Madame Lokomotiva" nuk ka te ndalur.

Qytetari dixhital denoncon: Dhenien e tenderit me 2.511.540 leke, pa shpallje, nje grupi operatoresh ku ne mes eshte edhe Besnik Leskaj, fiks djali i "Madame Lokomotives"! Per qeveritaret, hajdutet e shtetit, familjaret e tyre ligji i konfliktit te interesit nuk ekziston! Lexojen vete mesazhin e qytetarit dixhital. sb

"Pershendetje z Berisha.Desha t'ju njoftoj se në buletinin e app dt 29.02.2016 është publikuar kontrata e lidhur rishtaz ndërmjet fondit shqiptar të zhvillimit dhe bashkimit të operatorëve ku pjesëmarrës është dhe Alcons ( besnik Leskaj djali I Valentinës)Vlera e kontratës 2.511.540 lek. Po ju nis foto bashkëlidhur njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e agjencisë së prokurimit publik

Edhe lloji i procedurës negocim pa shpallje I përdoruar në rastin konkret është totalisht në kundërshtim me ligjin për prokurim publik sepse pengon konkurrencën e lirë, transparencën e zhvillimit të procedurës

Nëse ju duhet më shumë informacion më kontaktoni. Ju përshëndes."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi/ Manipulimi i referendumit të PS, komisioneri: Futu një emër, se nuk vijnë këta mu***
VIDEO E PLOTE/ Çfarë ndodhi në Gjirokastër, mes kryebashkiakes Zamira Rami, drejtorit të Ujësjellësit dhe vartësve »
Article Logic
Execution time: 0.020438194274902
array(1) { ["section"]=> string(65) "denoncimi-i-berishes-djali-i-leskaj-fitoi-nje-tjeter-tender-37528" }