Denoncimi i fortë i Manjanit: Vettingu terrorizoi fëmijën, i shkuan në shkollë për t’i parë jakën

Publikuar tek: barometri, më 08:21 30-03-2018 Denoncimi i fortë i Manjanit: Vettingu terrorizoi fëmijën, i shkuan në shkollë për t’i parë jakën

Ish-ministri Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në ‘Opinion’ ka bërë një deklaratë të fortë teksa fliste për zhvillimin e procesit të Vettingut në vendin tonë.

Manjani tha se një rast i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku dy persona të paidentifikuar, kanë shkuar në shkollën e të birit të njërit prej personave që ndodhet në listën e reformës në drejtësi, duke i kontrolluar firmën e bluzës.

Sipas Manjanit kjo ngjarje është shumë e rëndë dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“A ka shqiptar që nuk merr borxh sot? A mund të më thoni mua se me çfarë është bërë Shqipëria? Me lekë droge, me lekë informaliteti, me lekë korrupsioni, me lekë evazioni fiskal, pse me djersë balli janë bërë këtu?

I kanë shkuar njerëz në emër të Vetting-ut në shkollë fëmijës 10 vjeç dhe i thonë pa ta shof njëçikë jakën ku t’a ka blerë babi. Kjo ka ndodhur sot“, ka thënë Manjani.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027570009231567
array(1) { ["section"]=> string(102) "denoncimi-i-forte-i-manjanit-vettingu-terrorizoi-femijen-i-shkuan-ne-shkolle-per-t-i-pare-jaken-115024" }