Denoncimi i gazetarit: Ja loja e ndyrë dhe e rrezikshme e policive private!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:13 09-02-2017 Denoncimi i gazetarit: Ja loja e ndyrë dhe e rrezikshme e policive private!

“Lojtari i pisët janë policitë private ndërsa viktima komanitë e sigurimeve”,-kështu shkruan gazetari Bledi Mane pas grabitjes të miliona eurove mesditën e sotme pranë Rinasit.

Sipas gazetarit, është policia private ajo që po bën lojë të ndyrë e të rrezikshme.

Postimi i Bledi Manes:

LOJA E NDYRË DHE E RREZIKSHME E POLICIVE PRIVATE!
E dini si funksionon skema e grabitjeve te parave te bankave?
Asnje depozite dhe as vete banknat nuk cenohen nga keto lloj grabitjesh. Bankat sipas ligjit kane siguruar depozitat e qytetareve prane Agjencise Kombetare te Depozitave dhe njekohesisht sigurojne edhe transfertat e valutes se tepert nga Tirana drejt aeroportit te Rinasit. Bankat e nivelit te dyte transferojne tepricat e valutes se huaj ne banka private partnere evropiane ne Zvicer, Gjermani, Austri, Angli duke ruajtur njekohesisht edhe likuiditetin e tyre. Dhe a e dini se kush eshte lojtari i piset dhe viktima ne te gjithe kete odise?
Lojtari i piset: Shoqerite e sigurise, pra policite private si Jaguar. 
Viktima: Shoqerite e sigurimeve, pra Insig, Sigal, Albsig, Eurosig...
Policia dhe prokuroria le ta hetojne krimin ne origjine. Jo te policet private hallexhinj por te kokat, te pronaret e policive private qe vjedhin e grabisin si robinhudë halabake te pangopur e te pandeshkuar!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030357122421265
array(1) { ["section"]=> string(79) "denoncimi-i-gazetarit-ja-loja-e-ndyre-dhe-e-rrezikshme-e-policive-private-68242" }