Denoncimi i gazetarit sportiv: Po u jepen 100 mijë euro lojtarëve të Flamurtarit për të humbur ndeshjen

Publikuar tek: sport, më 12:21 17-05-2016 Denoncimi i gazetarit sportiv: Po u jepen 100 mijë euro lojtarëve të Flamurtarit për të humbur ndeshjen Ndeshja e fundit mes Skenderbeut e Partizanit qe perfundoi 1 me 0 per Partizanin

Gazetari sportiv Xhevdet Zekaj akuzon publikisht zyrtarët e ekipit të “Skënderbeut” se kanë zbritur në Vlorë dhe po u paguajnë tre lojtarëve të Flamurtarit 100 mijë euro në mënyrë që këta lojtarë të dalin me kartonë të kuq, të bëjnë gabime dhe të tolerojnë ndeshjen. 

Gjithçka do të luhet nesër dhe bëhet fjalë për vendin e parë në Superiore në Kampionatin Shqiptar të Futbollit.

Që kur Partizani fitoi në Korçë, matematikisht vendin e parë në varësi të ndeshjeve, mund ta marrin si Skënderbeu nëse fiton në Vlorë, por edhe Partizani që luan përballë Teutës së Durrësit, nëse humbet ose del barazim ndeshja Flamurtari – Skënderbeu.

Për herë të parë, një gazetar sportiv, publikisht shprehet për trukim të ndeshjes Flamurtari – Skënderbeu.

“Ky nuk është futboll. Nga burime labe thuhet se: Tre lojtarëve të Flamurtarit u janë ofruar 100 mijë euro për të toleruar, për të bërë gabime njerezore, për të marrë karton të kuq, thjesht Flamurtari të humbasë. Do të ishte normale që 100 mijë euro apo 1 milionë euro t’i jepen Teutës të fitojë ndaj Partizanit, por jo një skuadre të humbasë. Nuk e ka bërë Skënderbeu, thonë se janë aty nëpër Vlorë. Stop këtij futbolli që këto tre javët e fundit është në pikën zero” shkruan gazetari Zekaj, i cili thuajse çdo fundjavë shfaqet në rubrikën sportive “Ora Skaner” në Ora Neës të gazetarit Gerti Çarcani.

President i Skënderbeut është biznesmeni Take, ndërsa president i Partizanit është biznesmeni Demi. Dhe duket se një ditë përpara se të fiksohet kush do të dalë kampion në Shqipëri, akuzat janë shtuar.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy shkrimtarët e mëdhenj, Agolli dhe Kadare mbështesin Kombëtaren e Futbollit (VIDEO)
Policia heton për 100 mijë euro për lojtarët e Flamurtarit. Takaj i Skënderbeut: Të hetojnë, kanë gjithë shtetin »
Article Logic
Execution time: 0.047380924224854
array(1) { ["section"]=> string(108) "denoncimi-i-gazetarit-sportiv-po-u-jepen-100-mije-euro-lojtareve-te-flamurtarit-per-te-humbur-ndeshjen-40702" }