Denoncimi i të tërhequrve: U abuzua me emrat e hiearkisë së PD për të kontrolluar dhe orientuar votën për kreun e FRPD

Publikuar tek: politike, më 12:11 19-11-2015 Denoncimi i të tërhequrve: U abuzua me emrat e hiearkisë së PD për të kontrolluar dhe orientuar votën për kreun e FRPD

Gara për kreun e FRPD ka nxjerrë në skenë dhe pakënaqësitë të zbardhura kryesisht nga tre kandidatë të cilët janë tërhequr ende pa filluar mirë gara. Enri Ceno , Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha kanë zbardhur arsyet e largimit të tyre gjatë intervistave të dhëna në emisionin Top Show duke pranuar se në garë , ndërhyrjet deformuan vullnetin e votës së anetarësise.

Ceno është më i drejtpërdrejtë kur thotë se vota u ndikua dhe së kandidatët e tjerë abuzuan me emra e hierarkisë së partisë në funksion të orinetimit dhe kontrollit të votës .

" Vendimi për tu tërhequr nuk erdhi as si rezultat i ndonjë pakënaqësie të çastit, as si pasojë e ndonjë kalkulimi politik, as për shkak të ndonjë nevoje të papërballueshme për të trafikuar vota dhe këmbyer influenca. Vendosa të tërhiqem pasi  konstatova në mënyrë të përsëritur se në shumë aspekte ne nuk jemi më të mirë sesa fenomenet që duam të luftojmë. Vendosa të tërhiqem duke i qëndruar bindjes time që një betejë e ndershme mes miqsh dhe kolegësh duhet bërë ballë për ballë.Vërejta se ndërhyrjet deformuan vullnetin, vërejta se mbështetja nëpër sallat e debatit nuk u reflektua tek vota nëpër kuti. Mu bënë me dije situata të papranueshme në lidhje me ndikimin e votës, situata të cilat ne me shumë zell i denoncojmë tek kundërshtari ynë politik. Vërejta gjithashtu një abuzim të përsëritur me emrat e hierarkisë së partisë në funksion të orientimit dhe kontrollit të një vote, e cila në parim dhe në praktikë do të duhej të ishte e lirë.Gjithësesi  rruga në politikë është e gjatë, aty ku një derë mbyllet, një tjetër hapet. Por unë nuk e ndërtoj trasenë time mbi gënjeshtra, prapaskena, hatërmbetje, cmirë dhe armiqësi. Për mua do të jetë gjithmonë e më shumë më i vlefshëm besimi dhe respekti ndaj atyre që gjatë një viti kam takuar dhe njohur në çdo cep të Shqipërisë "

Ndërsa Greta Koçi nënkryetarja aktuale e FRPD dhe Lisandër Hoxha , të dy kandidate të tërhequr nga gara , përveçse thonë se u tërhoqen për arsye personale, më shumë duke se largimi është bërë për një strategji që lidhet me maksimizimin e votës per njërin nga kandidatët, Belind Këlliçi.

"Duke parë platformat e kandidatëve të mbetur, kam deklaruar mbështetjen time ndaj kandidatit Belind Këlliçi . Të pesë kandidatët kanë qenë vlerë e shtuar e PD, dikush më pak në FRPD por më shumë në punet e tjera në parti. Unë e shoh shumë të mirë vendimin e  bashkimit të votave ndaj një kandidati që është Belind Këllici.  Në fund të fundit, gara është e vështire kur është brenda shtëpise sepse ne jemi në një familje të madhe ku jemi miq me njeri tjetrin dhe sigurisht është mirë kur ka garë . Por besoj që tani jemi në rrugën e duhur për të finalizuar dhe fituesin "

Lisandër Hoxha : "I hyra garës sepse në fakt ka disa vite që nuk bëhej garë . Kisha bindjen se duhet të isha pjesë e kësaj gare edhe falë eksperiencës edhe falë njohjes së terrenit dhe kontributit tim të gjatë në FRPD. Për të krijuar një strukuturë shumë të mirë dhe operacionale në favor të PD . Tërhiqem nga gara por jo nga politika .Formati i garës na detyron që të jemi dhe llogjikë dhe të kuptojmë matematiken e ngjarjeve . Unë mendova dhe jam i bindur që sot bashkimi i votave brenda partisë së bashku me shkrirjen e stafeve është gjeja me e mirë që kemi bërë "

Gara për kreun e FRPD për herë te parë po bëhet me anë të parimit " Një anëtar një votë " në gjithë anëtarësine demokrate në vend. Tre kandidatët e mbetur që vijojnë ende garën Ervin Salianji , Belind Këlliçi dhe Oriela Nebiu , të ftuar në emisionin e Top Shoë , kanë shpalosur paltformat e tyre për mënyrën sesi duan të transformojnë këtë strukturë . Ata kanë hedhur poshtë denocimin e kolegëve të tyre të tërhequr duke pohuar se gara mes tyre është e ndershme dhe transparente. Anëtarësia e rifreskuar e FRPD sipas tyre do të arrijë të zgjedhe kreun e duhur për ti udhëhequr pas 13 vitesh mungesë zgjedhjesh për këtë strukturë .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama mungon në Kuvend, por kalon një paradite ‘’Të plotë’’ me Erdoganin në Turqi
Gallatë në Kuvend, Tahirit i thyhet karrigia. Ristani thotë diçka që bëri të qeshin të gjithë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016954898834229
array(1) { ["section"]=> string(123) "denoncimi-i-te-terhequrve-u-abuzua-me-emrat-e-hiearkise-se-pd-per-te-kontrolluar-dhe-orientuar-voten-per-kreun-e-frpd-25791" }