Denoncimi/ Lindita Nikolla me deputetin e zonës në fushatë me 7 zyrtarët e administratës publike

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:13 07-06-2017 Denoncimi/ Lindita Nikolla me deputetin e zonës në fushatë me 7 zyrtarët e administratës publike

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bën fushatë bashkë me deputetin e zonës Pjerin Ndreu, takime elektorale që i ndajnë bashkë me zyrtarë të njohur të administratës publike në këtë rreth.

Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes rasteve që sipas Berishës i mbërrijnë në mesazhet e rrjeteve sociale.

POSTIMI I PLOTË

Administrate e partise-shtet!

Narko-administrata e arsimit, hipotekes, prefektures, postes ne Lezhe
- ne dhunim flagrant te ligjeve
- bejne fushate per Narko-kandidatin Ndreu, qe eshte nenkampion pas Gjicit ne fitimin korruptiv te tenderave te qeverise ne emer te vellait dhe
-ndrikull Viles, qe i behen parate e takspaguesve te Lezhes dhe mbare Shqiperise vile luksoze ne Lunder si ne enderr!

Lexoni denoncimin dhe shikoni fotot qe ka derguar qytetari dixhital! sb

"Z. Berisha pershendetje.Po ju dergoj disa foto si po ben fushate PS ne Lezhe,ne mes javes ,ne mes dites.Foto sa per 10000 fjale.NA thoni ku duhet te besojme.JU lutem anomim.Respekte
Z.Berisha aty ne fotot e Lezhes ne fushaten diten per diell te Ps te drejtuar nga Lindita Nikolla dhe Pjerin Ndreu jane Prefekti Eduart Ndreca
Nen Dr i hipotekes Eraldo Smaci
Nusja e Eraldos punonjese e Prefektures
Adrian Ceka mesues
Lirika Golemi inspektore ne dr arsimore
Astrit Berthamzaj tek Posta
Marjan Ndoci ne dr arsimore
Kto jane eksponent kryesor kudo ne fushate

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021492004394531
array(1) { ["section"]=> string(101) "denoncimi-lindita-nikolla-me-deputetin-e-zones-ne-fushate-me-7-zyrtaret-e-administrates-publike-81550" }