Denoncimi/ Manipulimi i referendumit të PS, komisioneri: Futu një emër, se nuk vijnë këta mu***

Publikuar tek: politike, më 20:49 12-04-2016

Socialistët votuan ditën e shtunë në një referendum, për të mos bërë zgjedhje në parti. Ndryshimet në statut parashikojnë rinovimin e mandatit të kreut të PS-së, kur ai ka fituar zgjedhjet dhe është në qeveri. Por kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Stop”, Tv Klan, provon se në këtë proces  ka patur mjaft parregullësi. Është votuar disa herë dhe pa kartë edhe në zonën e Ramës në Surrel.Veç kësaj, socialistët e bazës, as që ia kanë idenë për çështjen që i nxorri në kutitë e votimit.

Anëtar i PS 1: Sot është dita më e lumtur për mua. Këtë datë do ta mbajmë mend, do të jetë ditë e shënuar.

Gazetarja: Po çfarë dite është?

Anëtar i PS 1: Është një ditë e veçantë për ne socialistët e Kamzës se po tregojmë se jemi me të vërtetë socialistë siç na do partia.

Anëtar i PS 2: Shumë ditë e bukur dhe me kënaqësi e pritëm..

Gazetarja: Për kë votuat?

Anëtar i PS 2: Ne votuam për kryetarin aktual

Gazetarja: Sapo votove?

Anëtar i PS 3: Po sapo.

Gazetarja: Për kë votove kështu?

Anëtar i PS 3: Gjithmonë për atë që është.

Gazetarja: Për kë kështu?

Anëtar i PS 3: Për Edi Ramën.

Anëtar i PS 4: Votova për Edi Ramën.

Anëtar i PS 5: Votova për të ardhmen e Shqipërisë, për shtetin ligjor, për të mirën e popullit shqiptar.

Gazetarja: Pse ishin zgjedhje të përgjithshme sot?

Anëtar i PS 5:Jo është referendum.

Anëtar i PS 6: Votova për Blushin që të mos dalë zero, të paktën të ketë një votë timen.

Gazetarja: Cila është pyetja që ju ra në fletën e votimit?

Anëtar i PS 1: Është për kryetarin e Partisë Socialiste, ai i zgjedhur është përderisa është kryeministër.

Gazetarja: Konkretisht cila ishte pyetja?

Anëtar i PS 1: Për kryetarin pra.

Por, cila është çështja që i çoi ata drejt tek kutitë e votimit, ja si përgjigjen anëtarët e PS!

Gazetarja: Cila ishte pyetja që të ra në fletën e votimit?

Anëtar i PS 2: Të dyja pyetjet ranë.

Gazetarja: Pse sa pyetje kishte?

Anëtar i PS 2: Dy pyetje ishin.

Gazetarja: Cilat ishin?

Anëtar i PS 2: Po, jo.

Anëtar i PS 3: Dy pyetje ishin.

Gazetarja:Cilat ishin?

Anëtar i PS 3: Po dhe jo.

Anëtar i PS 4: Dy pyetje.

Gazetarja: Cilat ishin?

Anëtar i PS 4: Po ose jo.

Anëtar i PS 5: Pesë pyetje.

Gazetarja: 5 pyetje?

Anëtar i PS 5: Po 2 pyetje ishin, po ose jo.

Anëtar i PS 6: Dy pyetje ishin, po ose jo.

Gazetarja: Edhe cila ishte përgjigjia jote?

Anëtar i PS 6: Po

Gazetarja: Po, për Ben Blushin?

Anëtar i PS 6: Jo për Edi Ramën.

Në qendren e votimit në Surrel aty ku votoi edhe Edi Rama, kamera e fshehtë e “Stop” sjell parregullësitë:

Qytetari: A s’bën me e regjistu emrin kështu?

Komisioneri: Po ashtu do ta regjistrojmë, po thashë ta shohim njëherë këtu, në të kundërt.

Komisioneri: Emrin? Personali apo kjo sipër është numri i pasaportës duhet të jepet.

Komisioneri: Ok, hajt, I.

Qytetari: Këtu votoi edhe Rama?

Komisioneri: Po ore.

Qytetari: Si ju duk me pjesëmarrjen?

Komisioneri: Mirë shumë, i thashë ku e ke kartën e identitetit, pa kartë nuk të pranojmë.

Qytetari: E regjistrove të paktën?

Komisioneri: Po përzotin, ja shihe.

Komisioneri: Edi Kristaq Rama, Surrel, ja dhe firma.

Komisioneri: Jepi një fletë…

Komisioneri: Te një nga ato aty.

Qytetari: Si keni votuar ju. Që të votoj edhe unë?

Komisioneri: Ne kemi votuar ashtu siç na kanë thënë.

Komisionerja: Gjithmonë “PO”.

 Qendra e votimit Kamëz

Qytetari: Regjistrim bëhet këtu?

Komisionerja: Ma jep emrin.

Komisionerja: Prit të shoh njëherë, je regjistruar ndonjëherë.

Komisionerja: S’ka gjë, më jep numrin e telefonit.

Komisionerja: Më jep një letër që të votojë tani…këtij djalit.

Qendra e votimit Kamëz- 2

Komisioneri: Shkruaj një emër tjetër, se nuk vijnë këta m…,futi nja dy emra.

Në këtë qendër votimi u konstatua se votimi ishte kryer dy herë.

Gjatë ditës së referendumit në adresë të emisionit “Stop” përveç videove të shumta, kanë ardhur edhe shumë mesazhe sa i përket procesit të votimit.

Në Vlorë, një mësuese ka dërguar 10 matura të cilët nuk janë anëtarë të PS, të cilët kanë votuar.

Në fshatin Vreshtas Elbasan, nga 25 anëtarë që ka PS, kanë votuar vetëm 3. Nga 383 kuti që ka, nuk është dhënë asnjë rezultat i tyre.

Në Shushicë, Elbasan, nuk ka votuar as 10 % e anëtarëve të partisë, ndërsa u tha se u votua 85 %.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj lutet në Kishën e Laçit dhe mallkon politikanët që i sollën mjerim shqiptarëve
Denoncimi i Berishës: Djali i Leskaj fitoi një tjetër tender »
Article Logic
Execution time: 0.023366928100586
array(1) { ["section"]=> string(94) "denoncimi-manipulimi-i-referendumit-te-ps-komisioneri-futu-nje-emer-se-nuk-vijne-keta-mu-37527" }