Denoncimi për policin në newsbomb.al, reagon nga Lushnja BASHA

Publikuar tek: politike, më 16:35 11-02-2019 Denoncimi për policin në newsbomb.al, reagon nga Lushnja BASHA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet tashmë në qytetin e Lushnjes, duke dëgjuar nga afër të gjitha shqetësimet e qyttetarëve.

Ai ndër të tjera, në një takim me një nga qytetarët u ndal te skandali i denoncuar nga newsbomb.al, me shefin e policisë në Malësinë e Madhe që ngacmoi seksualisht minorenen 15 vjeçare.

Dialogu i plotë:

Qytetare: Jemi shumë keq. Jam kryefamiljare me dy fëmijë. Kam qenë në Hipotekë. Më hoqën me pa të drejtë. Edhe gjyqet i kam fituar. Ishte politike. Rama ta dijë se në  16 shkurt na ka në Tiranë.

Basha: Kanë hequr nga puna bjerëz për të futur në punë kriminelë dhe perversë. E patë atë që ndodhi në Malësi të Madhe sot? Atë e kapte Ligji i dekriminalizimit. E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç.

Qytetare: Mua më hoqën bukën e gojës. Dhe Rama një gjë të dijë. O rama, o populli në këtë ditë sot.

Basha: Dihet përfundimi i asaj.

Kujtojmë se shefi i policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti  ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare duke bërë edhe akte të turpshme në video. Tashmë ai ndodhet në arrestin e policisë.

LAJMI I PLOTË NË: http://www.newsbomb.al/pamje-shokuese-18-shefi-i-policise-ngacmon-seksualisht-vajzen-15-vjecare-hajde-hyp-ne-makine-nena-rrefen-tmerrin-foto-video-152367

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049920082092285
array(1) { ["section"]=> string(68) "denoncimi-per-policin-ne-newsbomb-al-reagon-nga-lushnja-basha-152390" }