Denoncimi: Si zgjidhet personeli në Drejtorinë e Burgjeve, Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi përcaktojnë listat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:45 05-01-2018 Denoncimi: Si zgjidhet personeli në Drejtorinë e Burgjeve, Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi përcaktojnë listat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili ngre shqetësimin se në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve personeli zgjidhet në mënyrë politike dhe jo sipas meritokracisë së aplikuesve.

Sipas denoncimit që poston Berisha, dy deputetët Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi ndërhyjnë në konkurs, duke dërguar listat e militantëve për t’i punësuar dhe duke lënë në hije ata që konkurrojnë pa mbështetje politike.

“Ketij i thone konkurs me lista deputetesh!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji "interviste" e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve.
Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni.Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.
Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh.
Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011.”, shkruan denoncuesi, në postimin e Berishës.

 

 

 berisha.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025439977645874
array(1) { ["section"]=> string(111) "denoncimi-si-zgjidhet-personeli-ne-drejtorine-e-burgjeve-paulin-sterkaj-dhe-tom-doshi-percaktojne-listat-105513" }