Denoncoi blerjen e votave nga kandidati i PD në Pogradec, kanoset kreu i PS në Slabinjë

Publikuar tek: politike, më 00:06 21-06-2015 Denoncoi blerjen e votave nga kandidati i PD në Pogradec, kanoset kreu i PS në Slabinjë

Një tjetër incident elektoral ka ndohur kësaj here në Slabinjë të Pogradecit. Kandidati i Partisë Socialiste në komunën Proptisht të Pogradecit, Xhevat Bego pretendon se është kanosur nga vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike në Pogradec, Eduart Kapri.

Ndërsa kandidati i djathtë në Pogradec i ka mohuar akuzat e Begos duke i quajtur shpifje për të përbaltur fushatën e tij. Sipas Eduart Kaprit, nuk është e vërtetë se ka tentativë për blerje votash. Kapri ka thënë se të gjithë vëllezërit e tij ndodhen me të në Pogradec dhe nuk kanë kërcënuar asnjë person.

Xhevat Bego ka bërë kallëzim penal në policinë e Pogradecit. Sipas tij, kërcënimi nga vëllai i Kaprit ka ardhur pasi ka denoncuar disa raste të blerjes së votës nga kandidati i djathtë në Pogradec, Eduart Kapri.

Policia ka deklaruar se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si janë votuar partitë politike në 25 vjet në Shqipëri
Mesazhi i KQZ: Voto! Ti vendos »
Article Logic
Execution time: 0.015605211257935
array(1) { ["section"]=> string(92) "denoncoi-blerjen-e-votave-nga-kandidati-i-pd-ne-pogradec-kanoset-kreu-i-ps-ne-slabinje-14151" }