Denoncoi skandalin te ' Unaza e Re', deputeti i PD: Na mashtruan me shkarkimin e Qendros në ARRSH, ja si është e vërteta

Publikuar tek: politike, më 18:01 11-02-2019 Denoncoi skandalin te ' Unaza e Re', deputeti i PD: Na mashtruan me shkarkimin  e Qendros në ARRSH, ja si është e vërteta

Deputeti i PD-së Agron Shehaj  ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro gjatë muajit janar.

Sipas Shehaj, Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titull nga Drejtor është bërë zv. Drejtor.

Deputeti shprehet se ai duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet.

Kujtojmë që vendi i Afrim Qendros  i kaloi ish-ministres së Sipërmarrjes Sonila Qatos.

Postimi i plotë:

Afrim Qendro nuk eshte hequr nga puna, thjesht ka ndyshuar titullin nga Drejtor ne Zv. Drejtor te pergjithshem te ARRSH-se ku ai vazhdon te beje ligjin.

Duhet te ishte ne burg, por eshte shperblyer me pushtet, edhe pse per fasade ja ulen pak titullin. Mjafton ky fakt per te kuptuar qe hajduti i vertete i 18 milione eurove te projektit te unazes (dhe 12 milione te tjerave te OST-se) eshte Edi Rama.

Afrim Qendro e te tjeret ishin thjesht ndihmesa ne krim. Ndaj Edi Rama nuk i leshon dot menjehere, por i mbron dhe mbeshtet, sepse po mbron veten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004951000213623
array(1) { ["section"]=> string(121) "denoncoi-skandalin-te-unaza-e-re-deputeti-i-pd-na-mashtruan-me-shkarkimin-e-qendros-ne-arrsh-ja-si-eshte-e-verteta-152400" }