Denoncon Braçe: Rapiskan që skanon kamionët lejon trafik droge. Të prishet marrëveshja

Publikuar tek: ekonomi, më 15:47 19-11-2015 Denoncon Braçe: Rapiskan që skanon kamionët lejon trafik droge. Të prishet marrëveshja Foto Ilustruese

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe denoncon marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë “Rapiskan” dhe thotë se pas ngjarjeve të fundit, prokuroria duhet të hetojë kompaninë. 

Bëhet fjalë për kompaninë që mori me koncension skanimin e mauneve në dogana, por që vetëm pak ditë më parë, dështoi në skanimin e një kamioni që rezultoi se kishte brenda një sasi droge me vlerë 18 milionë euro.

“E dija se kështu do të ndodhte. Tani do ti kërkoj autoritetit kontraktor (Ministria e Financave) të rishikojë kontratën dhe të marrë çdo masë të parashikuar në të ndaj kompanisë në fjalë. Padiskutim që prokurorisë do ti kërkoj të bëjë detyrën për rastin në fjalë, të hetojë një më një, jo vetëm operatorët por edhe përgjegjësit e kompanisë” thotë Braçe.

Kontrata e Rapiskan me qeverinë shqiptare u nënshkrua gjatë qeverisjes Berisha në prill 2013. Opozita e atëhershme, mazhoranca e sotme, e kundërshtoi me forcë këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si korruptive. Sipas llogaritjeve në atë kohë, kjo kompani do ti merrte biznesit më shumë se 20 milionë dollarë në vit. Rapiskan, pasi mori koncesionin 210 milionë euro për skanimin e mallrave në doganat shqiptare, në shtator 2013 i transferoi 49 përqind të aksioneve kompanisë ICMS për 5 mijë lekë të vjetra. Qeveria pranoi faktin, por atë kohë deklaroi se ishte e pafuqishme për të vepriar. Sapo erdhën socialistët në pushtet, prishën kontratën, por Rapiskan çoi në gusht 2014 kërkesën për gjykim në arbitrazh.

Ishte ndërhyrja e firmës së Sherie Blair, bashkëshortes së Tony Blair, ajo që çoi në një rivendosje marrëdhënieje mes qeverisë dhe kompanisë Rapiskan. Omnia Strategy, ndërhyri për marrëveshje dhe në prill 2015, marrëveshja e re, së cilës i ishin ndryshuar termat e koncesionit, kaloi në parlament.

Sot, pas rastit të kamionit me drogë, Braçe rihap debatin e rishikimit të marrëveshjes mes Rapiskan dhe Qeverisë Shqiptare. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028811931610107
array(1) { ["section"]=> string(90) "denoncon-brace-rapiskan-qe-skanon-kamionet-lejon-trafik-droge-te-prishet-marreveshja-25810" }