Dentistja nga Tirana që shokoi edhe prokurorinë, i zhvati mijëra euro biznesmeni Idlir Hoxha

Publikuar tek: barometri, më 07:59 27-02-2018 Dentistja nga Tirana që shokoi edhe prokurorinë, i zhvati mijëra euro biznesmeni Idlir Hoxha

Detaje të reja nga Olesia Duka, dentistja 38-vjeçare që shokoi edhe vetë Prokurorinë gjatë hetimit për shkak të shumës marramendëse plot 900 mijë euro që kishte zhvatur përmes mashtrimit.

Newsbomb.al mëson emrin e biznesmenit me të cilin dentistja ishte njohur në nëntor të 2016-ës duke përfituar edhe prej tij mijëra euro.

Bëhet fjalë për biznesmenin durrsak Idlir Hoxha, zbulon newsbomb.al.

Olesia Duka mashtronte personat që njihte duke u thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për aparatura, kundrejt shlyerjes në një afat të caktuar. Në fakt, pasi ua merrte paratë, Duka nuk ua kthente por i mashtronte se do i likujdojë së shpejti.

Kështu ka rënë në ‘grackë’ edhe biznesmeni Hoxha i cili gjatë dy viteve ka ‘furnizuar’ me mijëra euro kesh 38-vjeçaren.

Derisa më në fund, hetimi i Prokuorisë e nxorri zbuluar dhe tashmë e reja do përballet me drejtësinë./ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022751092910767
array(1) { ["section"]=> string(98) "dentistja-nga-tirana-qe-shokoi-edhe-prokurorine-i-zhvati-mijera-euro-biznesmeni-idlir-hoxha-111588" }