Deputetët braktisin sallën e Kuvendin dhe nisen me qejf në Francë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 09-06-2016 Deputetët braktisin sallën e Kuvendin dhe nisen me qejf në Francë

Deputetët e Kuvendit kanë lënë para pak minutash seancën plenare. Dhe e dini pse? Për t’u nisur në Francë...

I pari që la Kuvendin ishte kryeministri Edi Rama duke lëshuar edhe një batutë në mbyllje të fjalës së tij: “Hajt faleminderit, unë po iki për Francë, ju shkoni në Berlin”. Rama ka shkuar në Francë për Europianin si pjesë e delegacionit ndërsa të tjerë deputetë janë nisur pas tij në mënyrë private për të ndjekur Euro 2016. Në sallë ka vetëm deputetë nga opozita.

Kujtojmë se ditën e nesërme hapet kampionati Europian me ndeshjen Francë-Rumani, ekipe që janë pjesë e grupit ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030492067337036
array(1) { ["section"]=> string(71) "deputetet-braktisin-sallen-e-kuvendin-dhe-nisen-me-qejf-ne-france-42974" }